Rikthehet ambasadori Donald Lu. Punuam kundër korrupsionit dhe për gjuetinë për peshqit e mëdhenj

Rovena Cerka

Vijojnë mesazhet nga ish ambasadorët që kanë shërbyer në vendin tonë që prej ardhjes së pluralizmit, me rastin e 30 vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve.

Donald Lu, diplomatit që tani shërben në Kirgistan, por që punoi në Shqipëri për më shumë se 3 vite e gjysmë.

Në mesazhin e tij Lu, e ka vënë theksin në atë që ishte puna kryesore e tij në Shqipëri vënja në jetë e Reformën në Drejtësi.  Gjithashtu, Donald Lu e ka cilësuar si moment të rëndësishëm shërbimin si kryediplomat në Shqipëri, ndërsa ka risjellë edhe njëherë gjuetinë për peshqit e mëdhenj.

Gjatë këtyre viteve kaluam shumë kohë duke punuar me reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe gjuetinë për peshqit e mëdhenj”, shprehet ambasadori Lu në videon e publikuar nga ambasada.

 “Unë jam bindur që për sa kohë vendet tona ekzistojnë ne do të kemi gjithnjë një lidhje të veçantë mes popujve tonë. Gëzuar 30-vjetorin”, shprehet Lu në fund të mesazhit të tij.

Donald Lu ka qenë ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri nga 2015-2018.

c.r / dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *