Champions League rikthehet sot me dy supersfida të tjera, të vlefshme për fazën e 1/8-ve.
Në “Anfield” Liverpooli do të presë Bayern Munich.
Djemtë e Klopp sezonin e kaluar bënë gjithçka mirë deri në finalen e Championsit, aty ku u mposhtën nga Reali.
Edhe këtë sezon ata janë një ndër ekipet më favorite për të shkuar në finale, pse jo dhe për ta fituar atë.
Nga ana tjetër, edhe Bayerni ka ardhur në formë të mirë dhe spektakëli në këtë sfidë është i garantuar.
Ndeshja tjetër do të luhet në Francë. Barcelona ka një transfertë delikate ndaj Lyonit.
Megjithëse katalanasit shihen si favoritët kryesorë, transferta e sotme pritet të jetë e vështirë për ta.
n.s. / dita
