Sonte në mbrëmje Uefa Champions League do të futet në një fazë interesante. 10 sfida të ndara në dy ditë do të luhen për të përcaktuar skuadrat që do të marrin pjesë në fazën e grupeve. Në mesin e emrave të sfidave të Play-offit, spikat ndeshja mes PSV Enthoven dhe Milanit. Kuqezinjtë do të mundohen të arrijnë një rezultat sa më pozitiv sonte në mbrëmje në Hollandë ,për të qenë më të qetë në takimin e kthimit. Kuqezinjtë dhe PSV janë përballur 5 herë në histori, ku tre herë ka fituar PSVB Entohven, një ndeshje ka përfunduar në barazim ndërsa sfida e vetme që ka fituar Milani është në vitin 2005 fal golave të Shevçenkos dhe Jon Dal Tomason.
Një tjetër betejë interesante pritet të jetë edhe ajo ndërmjet Olimpik Lion dhe Real Sociedad. Francezët kanë vite që luajnë në këtë kompeticion, ndërsa skuadra spanjolle pas një paraqitje të shkëlqyer sezonin e kaluar do të tentojë shanset e saj për tu kualifikuar. Të dyja skuadrat janë përballur vetëm 3 herë mes tyre, ku dy ndeshje i ka fituar Lioni ndërsa një ka përfunduar në barazim. Sociedad kthehet në Gerland për debutimin në Champions League, aty ku 10 vite më parë luajti ndeshjen e fundit europiane.
Takimi i hapjes do të jetë ai mes Shakter Karagandi dhe Sëlltik në orën 17:00. Vendasit pasi eleminuan Kampionët e Shqipërisë do të tentojnë edhe surprizën në ndeshjen ndaj Sëlltikut. Të dyja këto skuadra asnjëherë nuk janë ndeshur më parë. Nesër do të luhen edhe takimet e tjera, ku spikat dueli mes Arsenalit dhe Fenerbaçes.
