Rikthehet dhuna në futboll, tifozët e Laçit gurë ndaj atyre të Kukësit

Dita

Ndeshja midis Laçit dhe Kukësit nuk ka kaluar pa incidente nga tifozeria vendase.

Në fundin e takimit, tifozët e Laçit kanë sulmuar me sende të forta, tifozët verilindorë.

Konfroktimet nisën që në fushën e lojës, kur tifozët bardhezi, goditen me çakmak brazilianin e sulmit kukësian, Kale dhe mbrojtësi i djathtë Idrizi.

Sulmuesi dhe mbrojtësi qëndruan jashtë fushës për disa çaste, dhe pas ndërhyrjes së stafit mjekësor të Kukësit, lojtarët u rikthyen në lojë, por në të njëjtën kohë duket se te Laçi kthehen problemet me tifozërinë.

Kapiteni i Laçit, Selmani, shkoi drejt tifozë për t’i qetësuar, por ata janë shumë energjik dhe duket se nuk kanë dëshirë të ndalen për shkak të inatit që kanë me verilindorët.

Share This Article
1 Comment
  • Lacianet jane si njerez te eger , me prirje te theksuara anarshiste e kunder cdo lloj autoriteti shteteror ! Shifrat e kriminalitetit ne ate rreth perbejne rekord ne shkalle vendi gje , per te cilen mund te “mburren” banoret e atjeshem !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *