Rikthehet dhuna në futbollin tonë, gjakoset Refik Halili

redaktor

Dhuna ka përfshirë sërish futbollin shqiptar, vetëm tre javë prej nisjes së Superligës.

Pre e dhunës këtë radhë ka rënë presidenti i Tiranës, Refik Halili.

Ai është goditur me gurë gjatë ndeshjes Vllaznia-Tirana, duke u gjakosur.

Ndeshja u ndërpre për minuta të tëra, pas një zënke mes tifozëve të Shkodrës dhe Tiranës.

Këta të fundit kanë qëlluar me gurë ndaj shkodranëve dhe policëve, por edhe ndaj tribunës VIP.

Për këtë arsye, Refik Halili ka shkuar për të qetësuar tifozët.

Por, në këto momente ai është qëlluar me gur në kokë, duke mbetur i plagosur.

Mendohet se Halili është goditur nga vetë tifozët e tij.

Ndeshja ka rifilluar më pas, pas minutave të tëra ndërprerje.

Share This Article
3 Comments
  • Nga një ndeshje me top kthehet në një ndeshje me gurë e hunj !? Edhe shteti duhet t’ju kthejë reston me të njëjtën monedhë “me gurë e me hunj”? Kjo është më e mira që shqiptarët të detyrohen me pahir të pranojnë shtetin!? Me hir duhen shekuj? Tung!

  • Pse nuk ke thene kto fjal per huligantet e drejtuar nga PS me 21 janar kunder policve.Apo ata nuk ishit djem nanash apo nuk ishin polic te shtetit.Te pakten ktu ishte nje ndeshje fotbolli e jo sulm i organizuar per te marr me dhune pushtetin.Pellumb mos harro cfar ke shkruar para tre vitesh se del i pa vler per te mos thene ndryshe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *