Rikthehet Dunga si tranjeri i Brazilit

redaktor

Ai nuk ka humbur kurrë 7-1, në shtëpi. Dhe ndoshta nuk do të humbiste kurrë në atë mënyrë. Por ama ai nuk ka arritur kurrë në gjysmëfinale. Në Botërorin afrikano-jugor u ndal në çerekfinale, dhe menjëherë më pas u përcoll te dera, ndërkohë që njerëzit mallkonin 4-4-2 shin e tij. Brazili i post katastrofës riniset nga Carlos Dunga, 51 vjeçar, që e ka drejtuar më parë “Selecaon” nga 2006-ta deri në 2010-n. Carlos Caetano Bledorn Verri, për të gjithë i njohur thjesht si Dunga, është njeriu i ri për të ringritur një lëvizje futbollistike në krizë. Ndoshta mund të duket si ironike, por Federata Braziliane e Futbollit, është e bindur se aftësitë e tij prej udhëheqësi por dhe zotësia e tij për t’u azhornuar dhe evoluar, e bëjnë atë kandidatin ideal, ose me të mirin mes atyre që ishin të disponueshëm, përfshirë këtu Titen apo Muricy Ramalhon, duke qenë se hipoteza për t’ia besuar “Selecaon” një trajneri të huaj, nuk u mor kurrë në konsideratë me të vërtetë.

 

Në aspektin tekniko-taktik, Dunga në atdhe është konsideruar gjithmonë më i kujdesëshëm nga sa duhet, futbolli i tij është paksa i mërzitshëm. Por pas 7 golave të pësuar nga Gjermania, brazilianët tani duhet të jenë më të predispozuar në drejtim të mërzisë. Në aventurën e tij të mëparshme në një nga stolat më të nxehtë të botës, Dunga fitoi 42 nga 60 ndeshjet e luajtura, me 12 barazime dhe 6 disfata, duke fituar një Kupë Amerike në 2007-n dhe një Kupë Konfederatash në 2009.

Lojtari më i përdorur nga Carlos ishte Gilberto Silva, (që nuk është ekzaktësisht një talent i shkollës tipike braziliane), i dyti Robinho dhe i treti Maicon. Bomberi i tij i preferuar ishte Luis Fabiano, (22 gola në 33 ndeshje me Brazilin). Të gjithë këta janë futbollistë ende në aktivitet, edhe pse në perëndim të karrierës. Pas prezantimit të Dungës, puna fillon me grumbullimin e parë në Shtator, për ndeshjet kundër Kolumbise dhe Ekuadorit në SHBA, menjëherë përballë Pekerman, një prej trajnerëve që impresionuan në Botëror, por që me “Los Cafeteros” humbi me Brazilin.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *