Sërish akuza për dhunë ndaj Florenc Hoxhës, kreu i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik të Tiranës. Albert Isufi, 40 vjeç, shprehet se Hoxha dhe truproja e tij e kanë qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e së hënës, rreth orës 23:20, në fshatin Priskë.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të banesë së Hoxhës dhe i plagosuri pretendon se është qëlluar nga brenda shtëpisë.
Vetë Hoxha tha për A1 Report se Isufi është dhëndri i kryetarit të Partisë Socialiste në Surrel në Tiranë dhe është konsumues i rregullt i pijeve alkoolike.
Kreu i INUK-ut të Tiranës është shoqëruar në komisariat, bashkë me katër persona të tjerë që gjendeshin në shtëpinë e tij kur ndodhi ngjarja.
Megjithatë Hoxha është shprehur se ka shkuar vetë në polici, për të bërë kallëzim për konfliktin që truproja i tij ka pasur me shtetasin Isufi, çka çoi më pas në plagosjen e këtij të fundit.
Ndërsa policia dyshon se konflikti ka motive pronësie, hetimet vijojnë.

Akoma jashte eshte ky horr i horrave, F.Hoxha, “koburja” e Bashe-Berishes?
-ç’gallate,ky eshte pusht-eti.
Cfare prisni more policia e Tahirit!?Sa duhet te vrase ky Hoxha?
Ej,ca thoni mer jahu,jon mush burgjet me kto horra qe spaskan tmarume,sa paskan qen mor jahu ene te gjithe menjen e paskan pas aty ku ulen.(ne b..th)Po vje i dit qi i pagu tgjitha car ke bo mer la se na jena poplli vogel ne e morim vesh meiher se kush pordhi mrome mlagje ne jo ti bojsh tjetrit karshillik me forcn e shtetit .Ina dakort qi shteti ka ligje ne ti si i pusht-etit qi je zbato ligjin mer daj jo alltine se vje i kohe qe ta fusin aty ku ulesh ne nuk rri dot as skic.
Tfala tgjith atyne qi ju pelqe ne atyne qi su pelqe.