Rikthehet gripi i derrit, mjekët: Nuk ka vend për panik

Ornela

Në spitalin infektiv të Elbasanit janë paraqitur disa pacientë me gripin e derrit.

Bartësit e virusit AH1N1, pasi kanë marrë ndihmën mjekësore, ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Mjekët këshillojnë kujdes, por thonë se pavarësisht rikthimit të këtij virusi, nuk ka vend për panik.

Gripi i derrit është një sëmundje që prek sistemin e frymëmarrjes dhe rëndimi i pacientit shkaktohet pikërisht nga insufiçenca respiratore.

Simptomat janë temperatura e lartë, dhimbje koke, humbje oreksi, këputje, skuqje dhe djegie të syve, dhimbje fyti, bllokim hundësh dhe kollë e thatë.

Më të rrezikuar janë të sëmurët kronikë dhe fëmijët.

Share This Article
1 Comment
  • O po beni kujdes ,
    mos t’ju ktheje Vettingu ,
    perseri Gripin e Shpellarit (sali berisha)

    por me Gripe Zogu ,Derri e Krokodili ,
    eshte imun populli trim shqipcare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *