Shumë u kënaqën kur dy ditët e fundit temperaturat shënuan njëfarë uljeje dhe menduan se ditëve ‘përvëluese’ të verës i erdhi fundi. Por sinoptikanët paralajmërojnë të kundërtën për javën që vjen, kur temperaturat e larta do të dominojnë sërish.
Njoftimi i Meteoalb:
Dita e premte si edhe fundjava PARAQITEN në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta, më të dukshme në zonat malore. Parashikohet që edhe java tjetër të jetë në ndikimin e motit të kthjellët duke qenë se priten sërish masa ajrore me origjinë Afrikane.
Temperaturat e ajrit do te VIJOJNE rritje graduale ne te dy vlerat termike ditore duke bere qe termometri te shenoje ne fundjave nga 10⁰C mengjesi deri në 35⁰C mesdita.
e.ll./dita
