Imogen Thomas, modelja angleze që u bë e njohur në spektaklin Big Brother është një prej vajzave të spektaklit më të kërkuara në Angli. 31-vjeçarja prej muajsh qëndroi larg skenës, në pritje të vajzës së saj Ariana.
Modelja është rikthyer sërish në faqet e para të revistave duke pozuar me trupin e saj. Seti i parë i fotove është bërë nga revista “Nuts”, ku Thomas ka pozuar me veshje intime dhe duket se i kanë mjaftuar vetëm pak muaj për të rikthyer trupin e saj në formën e mëparshme.


