Kala Festival”, ka në fokus promovimin e turizmit. Sipas ministrit Blendi Klosi këtë vit në Shqipëri pritet të vijnë 5 mijë të huaj.
Kala Festival rikthehet në Dhërmi mbrëmjen e të mërkurës. Këtë vit, për herë të parë vjen në dy faza, në datat 12 deri me 19 Qershor dhe 20 deri më 25 Qershor. I dyti festival ndërkombëtar muzikor, pas UNUM që u organizua në veri të Shqipërisë, “Kala Festival” pritet të sjellë në Shqipëri 5 mijë vizitorë të huaj.
“Ajo çfarë ne shohim me shumë interes janë përshtypjet fantastike që kanë pasur pushuesit e një viti më parë dhe kjo ka bërë të mundur që këtë vit ne të kemi 5 mijë të huaj, që kanë prerë tashmë biletat për të qenë dy javë në Dhërmi dhe qindra vizitorë të vendit, duke e çuar në 7 mijë numrin pjesëmarrësve në festivalin e këtij viti”.
Përtej promovimit të Shqipërisë turistike, një tjetër qëllim i festivalit sipas ministrit Klosi është kontributi financiar për komunitetin e zonës.
“Ajo që është më interesante është që me dhjetëra të rinj do të punësohen gjatë këtyre dy javëve, po bëhen planet që vitin që vjen të arrijmë të organizojmë 4 festivale në Dhërmi, gjatë sezonit 2020. Kjo tregon trendin e turizmit shqiptar, i cili po disafishohet në të gjitha aspektet. Shpresojmë shumë që vitin e ardhshëm Shqipëria të shikohet si destinacion për turizmin rinor dhe të muzikës”.
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi gjithashtu vlerësoi punën e institucioneve lokale.


e.t./dita

Te behesha dhe nje here i Ri, te perjetoja ne Dhermi. Kujtoj ato dite pushimi ne vitet 60-70 ne Dhermi,tek ajo pike pushimi PERLE e bregdetit Shqiptar.Guri Naimit sot 84 vjecar;rruget e megimit marre..Me dhimbie tej oqeanit kujtoj e amanet le:.
-Mblidhi mendien Shqipetare,mos degjoni ca barbare.
Bjerini botes ane embane po mos e harroni VATANE.
Guri Naimit D.
Me ne fund.E THA!
Nje gazete guxoi me ne fund te permende emrin e fshatit shqiptar Dhermi..Nuk e quajti Drimadhes.
Kjo do te sjelle neser reagimin e ministrise greke te kultures,ne mos te kryeministrit grek.Nje note proteste do te leshoje edhe kisha greke e Tiranes dhe kreu i shoqates Omonia.
Z.Demo! Pavaresisht se ato qe shkruani I keni nga urrejtja dhe jo nga e verteta,besoj se e dini qe emri I kesaj qendre banimi per qindra e qindra vjet ,pra qe ne themelimin e saj ,ka qene “Dhrimadhes ” dhe vetem nga gjysma e dyte e shek.20 filloi te quhej nga shteti shqiptar “Dhermi ” . Dhe keshtu vazhdon: vendasi e quan “Dhrimadhes”,I ardhuri e quan “Dhermi ” .Historia eshte document dhe jo hartim dhe keshilla e nje te dituri eshte :”Per shkencat mjekesore lexo libra te rinj, per historine lexo libra te vjeter “.