Rikthehet kategoria Superiore, sot super sfida mes Tiranës dhe Skënderbeut 

Ornela

Pas pushimit për eliminatoret e Euro2020, këtë fundjavë rikthehen ndeshjet e Kategorisë Superiore. Një ndër ndeshjet më të rëndësishme për ditën e sotme është ajo që do të luhet mes Tiranës dhe Skënderbeut.

Kryeqyetetasit vijnë si kryesuesit të kampionatit në këtë ndeshje, ndërsa korçaret do të kërkojnë të harrojnë humbjen e pësuar ndaj Bylisit. Një tjetër takim interesant do të jetë përballja e derbit të jugut mes Luftëtarit dhe Flamurtarit.

Dy skuadra që në 3 javët e para nuk kanë mundur të marrin asnjë pike. Gjirokastritët do të kenë në pankinë nga kjo javë e në vazhdim trajnerin grek Jorgos Marantas.

Ndërsa për trajnerin e Flamurtarit ka ardhur koha që skuadra e tij të marrë pikët e para në kampionat.

Java e katërt e kategorisë Superiore do të mbyllet me ndeshjet Laci-Partizani dhe Bylis-Kukesi që do të luhen të dielën.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *