E mbani mend atë të gjatën, që këputej si lastar sa herë që këndonte!? Po, e gjetët, ajo është, Ledina Çelo. Këngëtarja, kohët e fundit po jeton në Gjermani me bashkëshortin Naimin dhe djalin e saj Erlisin, por këto ditë është kthyer në Shqipëri për pushime. Të vij deri këtu dhe mos të bëj diçka tjetër nuk shkon! Krahas pushimeve në vendlindje këngëtarja këtë kohë ka vendosur ta shfrytëzojë edhe t’i rikthehet projekteve muzikore. “New Song” ka shkruar këngëtarja në profilin e saj në rrjetin social “Facebook” sipër një fotoje në një studio muzikore ku si duket Ledina po punon rreth një kënge të re që do të sjellë për publikun.
