Rikthehet mashtruesi i “Popullit”, shënjestër ish-gruaja

anazapta

Ish-bosi i firmës piramidale “Populli” mashtron sërish, kësaj radhe ish bashkëshorten e tij.

Bashkim Driza, i dënuar në mungesë me 16 vite burg për mashtrimin e 300 mijë personave gjatë viteve ‘95-’97, ka shitur pa dijeninë e gruas së tij shtëpinë në Tiranë. Driza, i ndihmuar edhe nga e dashura, Anila Balili nga Kosova, kanë falsifikuar dokumentet  duke firmosur vetë autorizimin për shitjen e shtëpisë, shkruan sot e përditshmja “Shekulli”.

Driza dhe e dashura e tij kanë paraqitur një autorizim, sipas të cilit ish-gruaja e Drizës  ka autorizuar me prokurë përfaqësimi një person tjetër, për të proceduar në emër të saj me aktin e shitjes së shtëpisë, në mungesë të saj, pasi ajo ndodhej në Republikën Domenikane.

Ka qenë ish-gruaja e Drizës, F. Ymeti, e cila ka denoncuar mashtrimin, duke provuar se gjatë kohës kur është lëshuar autorizimi për shitjen e shtëpisë, ajo ka qenë në Shqipëri dhe jo në Republikën Domenikane.

Bashkim Driza përfitoi nga shqiptarët nëpërmjet mashtrimit 870 milionë lekë të reja në kohën kur drejtonte firmën piramidale “Populli”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *