Rikthehet McAllister, tani sytë drejt ngërçit Kosovë – Serbi

Ornela

David McAllister, njeriu që ndërmjetësoi fundin e krizës politike parazgjedhore në Shqipëri, tani e kthen vëmendjen te një tjetër ngërç, edhe më i vështirë për t’u zgjidhur: mosmarrëveshjet mes Kosovës e Serbisë.

Në intervistën e dhënë “Deutsche Welle”-s, eurodeputeti gjerman kujton kushtet që duhet të plotësojë Beogradi në procesin e integrimit në Bashkimin Europian dhe çështja e Kosovës mbetet kriter kyç.

McAllister ka qenë që prej vitit 2014 raportues i Parlamentit Europian për negociatat e vazhdueshme mbi integrimin e Serbisë. Ai kujton rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, që do të thotë vazhdimi i dialogut mes të dy palëve.

“Për fat të keq, aktualisht nuk ka përparim në dialog për shkak të situatës së paqartë politike në Prishtinë. Dialogu, siç formulohet nga BE-ja, do të thotë që të dyja palët, Serbia dhe Kosova, të munden të vazhdojnë rrugën europiane, pa bllokimin nga njëri ose tjetri në këtë proces”, tha David McAllister, raportues i PE-së për Serbinë.

A do të thotë atëherë se Serbia duhet ta njohë Kosovën, për shkak se është e vështirë për një vend që nuk është as anëtar i Kombeve të Bashkuara, për t’u bërë më pas anëtar i BE-së?

“Unë do të citoj raportin, sepse çdo fjalë është e rëndësishme në lidhje me këtë. Është e nevojshme për një ‘marrëveshje të detyrueshme ligjore’ që lejon ‘të dy palët të ushtrojnë plotësisht të drejtat e tyre dhe të përmbushin detyrimet e tyre”, tha McAllister.

McAllister e përshëndeti nismën e presidentit Aleksandar Vuçiç për të filluar një dialog në Serbi mbi marrëdhëniet me Kosovën. “Marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës duhet patjetër të normalizohen”, shprehet kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të BE-së. “Ky është një dialog i ndërmjetësuar nga blloku europian”, vazhdon ai. “Ka disa përparime në këtë drejtim, por jo aq sa kemi shpresuar. Është e rëndësishme që të zbatohen sidomos ato pika pët të cilat ka patur marrëveshje”.

Share This Article
2 Comments
  • Une mendoj qe dialogu ndermjet Serbise dhe Kosoves te bahet me takime,here ne Beograd dhe here ne Prishtine.Asnjihere ne ndonji vend tjeter europian.Ky variant mund te ndikoje ma shume ne mirkuptimin dhe arritjet ne mes tyre,deri ne njohjen e Kosoves shtet i pavarun.

  • cfare dialogu? ndermjet titisteve?
    Nuk eshte dialog me popullin e kosoves ky dialog,po dialog brenda lojit,pra monolog.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *