Milan ka fituar 4-0 në një miqësore ndaj Bayern Munich.
Pavarësisht se ishte një ndeshje miqësore, ekipet luajtën me formacionet e para.
Gjatë ndeshjes Milan ka futur në fushë shumë lojtarë të sapoblerë, shumica filluan nga minuta e parë.
Milan kaloi në avantazh pas 15 minutash lojë me golin e shënuar nga mesfushori afrikan Franck Kessie.
Bayern u përpoq të reagonte nga ky gol, por kuqezinjtë goditën sërish.
Këtë herë me një goditje standarte.
Rodriguez, i ardhur nga Wolfsburg, krosoi për Cutrone dhe 19-vjeçari shënoi golin e dytë për Milan, me një goditje me kokë.
Cutrone u bë protagonist duke realizuar edhe golin e tretë.
Në pjesën e dytë, kuqezinjtë e Vincenzo Montellës gjetën edhe golin e katërt.
Calhanoglu goditi mjaft mirë, katër minuta para fundit, me një goditje nga jashtë zone duke shënuar golin e katërt.
dh.th
