Rikthehet moti i keq, ja situata në vend dhe zonat më problematike

J L

I gjithë vendi, mbrëmjen e djeshme është përfshirë nga reshje të dendura shiu.

Uji ka vërshuar në rrugë duke shkaktuar probleme me qarkullimin, por nuk raportohet për probleme.

Trageti i linjës Vlorë-Brindisi nuk do të jetë sërish në kalatë sot, pasi për shkak të motit të keq sipas njoftimit nuk do të niset.

Ne Lezhë dhe Kurbin ka pasur reshje gjatë gjithë natës, por pa paraqitur probleme serioze.

Në Fushë Mamurras ka probleme tek mbikalimi, pasi ka prezencë uji në rrugë.

Në qytet nuk kanë pasur energji elektrike gjatë gjithë natës.

Në Gjirokastër, përroi i Sopotit ka dalë nga shtrati në Lazarat. Emergjencat Civile janë në terren, ndërsa raportohet se po punohet për normalizimin e kalimit të mjeteve dhe kalimtarëve.

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme me qarkullimin mëngjesin e sotëm dhe në qytetin bregdetar të Durrësit.

Pas disa orësh reshjet janë pakësuar dhe situata është normalizuar.

Ndërkohë, në Delvinë është shembur njëra këmbë e urës së Vanës mbi lumin Kalasë duke izoluar banorët.

Reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje të shumta në rrugët e qytetit të Kukësit. Uji ka vërshuar në rrugët e amortizuara për shkak të degradimit nga mungesa e investimeve.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • Kur edhe kuksi ne maje te kodtes mbytet nga uji nga degradimi e mungesa e investimeve!
    Ps: po per qytetin nen toke per te cilin gjici po investon , a u permbyt ky?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *