Bashkia e Tiranës ka hapur thirrjet për të gjithë ata artistë që duan të bëhen pjesë e këtij festivali ngjyrash, ku tematika do të jetë e lirë në mënyrë që vepra të shkrihet me fasadën përkatëse në varësi të hapësirës urbane që do të zërë.
Ky festival i organizuar nga Bashkia e Tiranës synon t’i japë një imazh të ri hapësirave të qytetit duke sjellë një energji shumë të bukur e duke lënë një muze të hapur në natyrë.
MurAL Fest Tirana është një kontribut unik, i cili do t’i japë qytetit një nxitje për transformimin e Tiranës në kryeqytetin e artit dhe kulturës, një urë tregimesh të reja vizuale në Ballkan, si dhe bashkëpunime të pandërprera. Jeta e përditshme, rruga dhe historitë e saj janë të ndërthurura, duke u rritur në mure dhe reinventuar në një përzierje të gjuhëve në një mënyrë për të krijuar identitetin dhe ridizajnimin e hapësirës urbane, duke synuar ndërtimin e një historie të re.
Ky shkëmbim kulturor ka kaluar kufijtë dhe ka krijuar në kryeqytetin e Tiranës një pikë të ngrohtë pritëse të artit. Vitin e shkuar, pjesëmarrës në Mural Fest ishin një grup artistësh urbanë me famë ndërkombëtare, pjesa më e madhe e të cilëve erdhën nga Italia. Të tjerë artistë ishin nga Shqipëria, Serbia, Franca, Uruguai, Bullgaria, Rumania, etj. Qytetarët e Tiranës u bënë dëshmitarë të një ngjarjeje të veçantë, frytet e së cilës po i shijojmë çdo ditë në hapësirat urbane të qytetit.
![]()
![]()
![]()
![]()
o.j/dita

Si nuk ka turp ky njeri qe sajon show mashtrues kur 50 mije banore te Yzberishtit jetojne si ne Kandahar mes baltes,pluhurit,plehrave,qenve rrugace,pa asnje cerdhe,kopshte,kend lojrash,lulishte etj?
Hajde nje here ketu o bojaxhi mashtrues pastaj merru me lulkat mashtruese.