Rikthehet në “shtëpi”, Drogba synon surprizën

anazapta

Didier Drogba do të kthehet në “Stamford Bridge” sot në mbrëmje, këtë herë jo me misionin për të lumturuar tifozët e Chelsea-t. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë do të kërkojë kualifikimin me Gallatasarajin përballë ish-skuadrës së tij, të cilës i dha trofeun evropian thuajse dy vjet më parë në Munih, teksa shënoi në minutën e fundit kundër Bajernit e më pas realizoi edhe penalltinë përcaktuese. “Kam ndjenja të përziera”, deklaroi Drogba pas shortit. “Nga njëra anë, jam i lumtur që do të shihem me miqtë e mi dhe tifozët, por nga ana tjetër më vjen keq që duhet të luftoj për t’i mundur. Nuk e di se si mund të reagoj nëse shënoj. Kam luajtur tetë vjet atje dhe nuk e di se çfarë emocionesh mund të provoj si kundërshtar”. Ndërkaq, Chelsea është favorit i padiskutueshëm pas barazimit të arritur në Stamboll tri javë më parë, por asgjë nuk është e mbyllur.

Turqit janë të aftë të shënojnë me lojtarë të tillë si Drogba, Burak Jillmaz apo Wesley Sneijder. Ndeshja do të sjellë takimin e shumë miqve, por edhe të armiqve. Drogba e Sneijder me siguri që mezi presin të takohen me mikun e tyre Murinjo, edhe pse në fushë duan ta eliminojnë. Por, në stolin turk do të jetë një tjetër nga “armiqtë” e shumtë që ka bërë portugezi në karrierën e tij, Roberto Mançini, njeriu që u shkarkua nga Interi për t’i liruar vendin pikërisht trajnerit të sotëm të bluve. Gallatasaraj tani synon vetëm të ecë sa më larg në Champions League, pasi në kampionat pothuajse është dorëzuar në luftën për titullin, që duket pronë e Fenerbahçes. Fitorja në Londër është e vështirë, por skuadra e Stambollit mund të marrë zemër nga ngjarjet e vitit të kaluar, pikërisht në këtë fazë. Edhe atëherë Gallatasaraj barazoi 1-1 në ndeshjen e parë, kundër Shalkes, por më pas fitoi në Gjermani 3-2 dhe u kualifikua. Sigurisht që blutë e Chelsea-t janë më impresionues se ata të Shalkes, megjithatë mjafton për të kuptuar se asgjë nuk ka mbaruar me 90 minutat e para.

 

I vetmi

Barazimi 1-1 në Stamboll ishte i vetmi i arritur në ndeshjet e vajtjes, shtatë prej të cilave u mbyllën me fitore. Dominuan skuadrat udhëtuese, me gjashtë fitore, ndërsa Olimpiakos ishte skuadra e vetme që mundi të fitonte në shtëpi, 2-0 kundër Manchester United.

 

 1×2

Chelsea është favorit edhe për bastexhinjtë, të cilët e kuotojnë fitoren e bluve me 1.35. Duke si bast i sigurt, duke pasur parasysh që Gallatasaraj nuk ka shkëlqyer larg Stambollit, madje u mund edhe nga Kopenhaga, megjithëse disa muaj më parë. Për të një bast me koeficient më të mirë mund të provohet lart me gola, që ka ndodhur si në transfertat evropiane të turqve ashtu dhe në ndeshjet brenda të Chelsea-t. Po ashtu, të dyja mund të shënojnë. Nëse dikush dëshiron të luajë blofin, kualifikimi i turqve jepet me 4.5.

Basti – Fiton Chelsea: 1.35. Lart 2.5: 1.75. Gol/gol: 1.9

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *