Ish- deputetja e PS-së Luiza Xhuvani, e cila u detyrua pak muaj më parë që të japë dorëheqjen nga mandati, pritet që të ngjitet sërish në skenë.
Me një karrierë të spikatur në fushën e artit, Xhuvani, shumë shpejt do të ngjitet në skenën e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli” për të luajtur disa shfaqje. Këtë fakt e zbulon vetë drejtori i Teatrit Kiço Londo, raporton Ora News.
Pas mbylljes më sukses të vitit 2014, gjatë së cilit janë vënë në skenë rreth 80 shfaqje, tashmë Teatrin eksperimental e presin shfaqje të reja të cilat kanë në thelb edhe tema sociale për të sensibilizuar kështu edhe publikun që i ndjek nga afër.
E megjithatë drejtori Kiço Londo për këtë sezon të ri premton më shumë argëtim për publikun dhe sigurisht për të afrimi i aktorëve të rinj në teatër mbetet prioritare për ti dhënë kështu mundësi atyre të eksperimentojnë me shfaqjet e për të nxjerrë në pah karakterin e vetë teatrit që është argëtimi i publikut.

Fatkeqesisht, ate qe te ben femija nuk ta ben as perendia. Jam shume solidar me kete nene te mjere. Mire thone, se asnjeri nuk e di se cfare te sjell jeta dhe se asnjeri nuk duhet te thote se nuk pi nga ky uje. Desha te them me pergjegjesi, se eshte nje ndryshim kolosal midis dickaje qe e jeton dhe asaj qe lexon ose degjon.
Dje pashe ne tv gjerman per nje rast kur FBI kishte rrethuar pese vrases qe kishin dale nga burgu dhe njeri prej tyre desh qe te fliste ne telefon me te jatin pensionist qe ishte njeri shume i nderuar. FBI mori babane ne telefon dhe i tha se djali desh te fliste me te ne telefon. Babi pergjigjet, nuk duan te flas me te ne telefon, vriteni dhe me thoni kur te keni mbaruar pune.
Nje here tjeter ishim ulur ne nje kafene ne stacjonin qendror te trenit ne Berne dhe papritmas nje kosovar tregoi se eshte i kenqur qe te birin e kane futur perseri ne burg dhe se ai uron qe te denohet sa me shume. Nuk e njihja, dhe kuptohet se me erdhi shume keq per ate baba te mjere dhe per respekt te dhimbjes se tij nuk e pyeta me tej se si ishte puna.Qysh atehere nuk e kam pare me.MIre thone se ne kete bote shpesh nuk ka njeri pa probleme.Jete m…….
Sa per krahasim.
Qendrimet e priderve qe ju permendni jane komplet te ndryshme nga qendrimet e LXh kur i biri hyri ne burg per vrasjen e pare dhe me pas … .
KOMENT SHUME I MIRE BRAVO
Bravo Luiza ky ishte zanati jot pse ju fute politikes,se nga kjo mendoj se dhe djali i juaj mendoj se kishte nje mburoj te fortifikuar….tani kerko nga organet e gjykimit qe Kostandini ta kaloje jeten atje ku eshte se mbase dhe karrjera e juaj do te ngrihet perseri…kjo sigurisht nga perkrahja e Ed Rames.