Rikthehet në Tiranë pa bashkëshortin, gjyqtarja e pezulluar

redaktor

Dy ditë pasi u pezullua nga detyra nga Gjykata e Lartë, për akuzën e korrupsionit, rikthehet në Shqipëri gjyqtarja Majlinda Andrea.

Ajo mësohet se ka mbërritur paraditen e sotme nga porti i Durrësit. Andrea ka qenë e vetme dhe bashkëshorti i saj Odhise Andrea, për të cilin gjykata ka dhënë masën “arrest me burg”, mbetet në arrati.

Çifti Andrea bashkë me dy fëmijët kishin dalë nga Shqipëria të premten paradite, po nga porti i Durrësit, me tragetin e linjës Durrës – Bari, pak orë para se prokuroria të jepte masat e sigurisë.

Andrea dyshohet se ka marrë rryshfet, për njohjen 40 hektarëve tokë në Butrinit.

Prokuroria e Përgjithshme bëri me dije se në këtë skemë ishin përfshirë edhe bashkëshorti i saj Odhise Andrea, me detyrë Këshilltar në Komisionin e Sigurisë në Parlament dhe tre persona të tjerë, ndaj të cilëve Gjykata e Lartë caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”.

Në prangat e policisë ranë vetëm Ilia Çabiri, Petraq Dashi dhe Eleni Lino, ndërsa bashkëshorti i gjyqtares i shpëtoi arrestimit.

Palë në procesin që do të shyrtohej nga gjyqtarja Majlinda Andrea ishin Ilia Çabiri dhe Eleni Lino nga Saranda, ndërsa Petraq Dashi kishte rolin e sekserit. Ky i fundit dyshohet se i ka dhënë shumën e parave bashkëshortit të gjyqtares, Odhise Andrea.

Share This Article
11 Comments
  • Akrrobacira e dollovere gjykatësish të lë shije të çelbur. ..Prandaj duhet orgjent reforma në drejtësi ,duhet një pastrim radikal të prokurorisë dhe gjyqësorit me fshesë të hekurt dhe me dizinfektim në çdo skutë ku fshihen hileqarët ,mashtruesit ,të korruptuarit .
    Thirrje deputetve votoni 100% reformën në drejtësi me dt.21 qërshor.! Rrugë tjetër nuk ka.

  • Kjo bukuroshe si petull mesiguri ka vleresuar ne arrati:

    JASHTE SHTETIT NUK KAM ASNJE MIK, BRENDA NE SHQYPNI KAM LIKE FLORIRIN, POR EDHE SHUME ENVERISTA TE TJERE, MAFIOZE SI AI,

    prandaj:

    ME MIRE NE GJIRIN E PARTISE SE PUNES, SESA TEK KAPITALIZMI PA SHPIRT QE NUK TE FAL PER RUSHFET E KUSERI.

  • KY SISTEM I NDYRE (PA)DREJTESIE DUHET SHKRIRE I GJITHI.
    SKANDALET DHE PADREJTESITE E PROKUROREVE DHE GJYQTAREVE QE PO DEGJOJME JANE PERDITE E ME TE TURPSHME.
    Kam nje fqinjin tim,mjek i nderuar.Me 30 vjet shkolle e specializime ne kurriz dhe jeton ne shtepi me qera se nuk i dalin te ardhurat te bleje nje shtepi.E mbajten dy muaj ne arrest shtepie se nje provokator ordiner e kishte filmuar duke i futur ne xhep 10 mije leke te vjetra pa i kerkuar ky asgje dhe pasi e kishte mbaruar viziten.
    Kjo pidhi i bukur e i ngrefosur qe sic po thone gazetat na paska vile edhe ne Amerike,kerkon serbes-serbes 80 milione leke(60 mije euro) per nje vendim gjyqi dhe prokuroria e Adriatik Llalles dhe shoket e saj gjyqtare te korporates i japin vetem “pezullim nga detyra”
    Nuk di cfare te them,padrejtesite e gjyqtareve dhe prokuroreve ne kete vend nuk zgjidhen me ligje demokratike.Per ta duhen ligjet e sheriatit,ndershkime publike neper sheshe ku te shkoje njerezia e ti beje copa-copa!

  • E solli koken?! Tani do te presim te rejat e fundit. Ajo do te ” perballet me drejtesine tone te pakorruptueshme” ,do te marre ” denimin” e merituar rikthim ne detyre dhe demshpreblim per prishje te imagjinacionit te gjygjtarit,bazuar ne mungese provash dhenia e lekeve nuk ishte korrupsion Por dhurate. Kurre s’è han qeni qenin. Sa me shpejt reforma e drejte( me plot kuptimin e fjales e drejte) aq me Pak do degjojme histori me gjygjtare e prokurore .

  • S’eshte cudi te rikthehet ne detyre, dhe te kerkoje nje demshperblim per cenim te moralit!!!! Keshtu ka ndodhur me shume te tjere para saj! Shqiperi hesapi, cfare nuk pret ne kete vend te cuditshem!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *