Rikthehet fuqishëm Partizani.
Të kuqtë bënë goditjen e madhe pasi triumfuan me rezultatin 2-1 brenda në Zeqir Ymeri përballë Kukësit, duke u rikthyer te fitorja në kampionat pas 3 humbjesh radhazi.
Ky ishte suksesi i parë për Sulejman Starovën me 15-herë kampionët në këtë sezon, ndërkohë që pas kësaj humbjeje pozicioni i serbit Mladen Milinkovic në stolin e Kukësit lëkundet ndjeshëm me ish trajnerin e Luftëtarit që rrezikon shkarkimin.
Në Kukës sfida nisi mirë për vendasit që kaluan në avantazh me një penallti të kthyer në gol nga Guri në minutën e 8-të.
Protesta të shumta të Sulejman Starovës ndaj gjyqtarit Andi Koçi për 11 metërshin e akorduar për një faull të Atandës ndaj Cale brenda zone, me arbitrin që u detyrua të largonte nga fusha trajnerin e Partizanit me karton të kuq.
Por nuk vonoi shumë dhe Partizani gjeti golin e barazimit.
Në të 21-tën Bardhi përfitoi nga një top i mbetur në zonë pas devijimit të Malotës që ishte dyshimtë pasi mbrojtësi edhe mund ta ketë prekur topin me dorë, për të mposhtur Frashërin.
Në sekondat e fundit të pjesës së parë Partizani gjeti edhe golin e epërsisë me ishin Gerhard Progni.
Bardhi përfitoi nga gabimi amatoresk i Albi Allës duke servirur Prognit asistin e golit të 1-2. Në pjesën e dytë Kukësi luajti më mirë por shtylla i mohoi golin e barazimit Gurit në minutën e 72-të. Deri në fund në Zeqir Ymeri nuk ndryshoi më asgjë me Partizanin që u ngjit në kuotën e 14 pikëve pas kësaj fitoreje, ndërsa Kukësi tashmë zbret në vendin e 3-të në kuotën e 19 të tillave.

Gjithnje e kam thene kukesianet jane vetem rob:
“Hajde dru me pre”, po te shikosh edhe surratin e gicit Gjici cdo hamendesi bie poshte, eshte spoti me i mire per reklame.