Kroacia po shqyrton seriozisht mundësinë që të tërhiqet nga Gjykata e Arbitrazhit për kontestin e sovranitetit të ujërave me Slloveninë në Gjirin e Piranit.
Deklarata e kryeministrit Zoran Milanoviç, e bërë ditën e hënë dhe ku tha se do të merret vendimi për t’u tërhequr nga Arbitrazhi, mbështetet nga ekspertët dhe juristët kroatë që hedhin dyshime të forta mbi besueshmërinë e trupës gjyqësore pas publikimit të një bisede të përgjuar mes njërit prej gjykatësve dhe përfaqësuesit slloven në gjykatë.
Vesna Crnic Grotic, që ka kryesuar grupin e juristëve kroatë në betejat gjyqësore ndërkombëtare me Serbinë, thotë se ky përgjim i jep të drejtën Kroacisë që të tërhiqet njëanshmërisht nga procesi gjyqësor të cilit iu drejtua pas marrëveshjes me palën sllovene për të zgjidhur kontestin e tyre.
“Ky është një rast i pashembullt dhe pa të ngjashëm në të shkuarën. Jemi dëshmitarë të korrupsion të gjyqtarit dhe në këtë rast zgjidhja më e thjeshtë do të ishte shpërndarja e trupës gjyqësore”, thotë ajo.
Kroacia pretendon se të drejtën e tërheqjes nga procesi gjyqësor njëanshmërisht ja mundëson Konventa e Vjenës, e cila përcakton se njëra palë mund të tërhiqet nga marrëveshja nëse ajo shkelet nga pala tjetër.
Konflikti për ujërat territoriale është i hershëm, që prej shkëputjes së këtyre dy vendeve nga ish-Jugosllavia. Tensionet u rritën më shumë kur Sllovenia bllokoi në dhjetor të 2008-ës anëtarësimin e Kroacisë në NATO dhe u përshkallëzuan kur bllokoi negociatat e anëtarësimit të Zagrebit me Bashkimin Europian në shtator-tetor të 2009-ës.
Çtensionimi do të mbërrinte një muaj më vonë kur Zagrebi dhe Lujbjana ranë dakort përmes një ujdie të ndërmjetësuar nga Presidenti i BE-së dhe të nënshkruar në Stokholm në nëntor të 2009-ës, që t’i drejtohen Gjykatës së Arbitrazhit për të zgjidhur mosmarrëveshjen e tyre.

Vetem per qeverine e Sali Berishes deti ishte pa ndonje vlere dhe u perdor per pazarllek, duke siguruar mbeshtetjen e Greqise per te mbajtur karike e tij.
Se mos vetem Deti ishte pa vlere perVucidolasin serb. Po per Vorrezat e gjasme ushtyareve greke te vrare…? Po per Janullatosin,qe po punon prej nje cerek shekulli per helenizimin e Shqiperise se Jugut,dhe e ktheu Kishen Ortodokse tone ne shtojce te asaj greke (si Italia,qe bashkoi kuroren mbreterore te V.Emanuelit,me ate te Zogut)…Po per 4-5 stade te gjykatave shqiptare,qe kane marre vendime te formes se prere per kishen e Permetit dhe nuk ka asnje shans te ekzekutohet…?! E sa e sa te tjera.
Vetem kurve Lulezime Berisha e shiti detin Greqise sikur ta kishte bythen e tij…pederasti mutit