Bashkia e Tiranës kthen edhe një herë projektin për lyerjen e fasadave të pallateve. Projekti i Bashkisë së Tiranës për riparimin e fasadave ekzistuese do të shtrihet në të gjitha lagjet e qytetit dhe do të ftohen artistë lokalë për të propozuar ngjyrat dhe modelet që do të aplikohen mbi sipërfaqen e godinave.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, gjatë inspektimit të ndërhyrjes që po bëhet në fasadat e pallateve në Zogun e Zi, deklaroi se bashkia i rikthehet projektit të fasadave për të freskuar pamjen ekzistuese të pallateve dhe për t’u siguruar që qyteti ka ngjyrat për të cilat u bë shumë i njohur në vitet 2000.
Kryebashkiaku deklaroi: “Më pas projekti do të kalojë në një fazë të dytë, ku do të ftojmë artistë lokalë të cilët do të konkurrojnë në projektet e Bashkisë për të propozuar fasadat e reja dhe për t’u siguruar që projekti i fasadave, nga rrugët kryesore shkon në të gjitha lagjet e Tiranës”.
Më tej,Veliaj sqaroi se gjatë kësaj ndërhyrje do të preken edhe bizneset në katet e para të ndërtesave që do të unifikohen me mënyrën e vendosjes së tabelave të reklamimit.
“Në këtë ndërhyrje të radhës do të kërkojmë të kemi një unifikim të mënyrës të vendosjes së tabelave në të gjitha sipërmarrjet në katet e para të ndërtesave për të krijuar idenë e një qyteti të rregullt, sistematik dhe që respekton normat estetike. Duam sërish që ngjyrat dhe fasadat e Tiranës të jenë kartolinë e qytetit”, përfundoi Veliaj.

Sa per fasada nuk te falim ne. Ne kemi problem me permbajtjen si termoizolimi, linjat elektrike qe jane varur si zorre, lagjet pa ndricim, pusetat pa kapak, rruget e pashtruara me balte. Ketyre skemi ctu bejme pa fasadat i qajme ne. I kemi qare dhe i qajme. Te punojme per dukjen e kemi zanat te vjeter.
. -.Besoj per ngjyra te embla dhe jo nga ato qe te vrasin syte,apo me keq te krijojne stres.
P zoti Veliaj!
A e di ti se edhe ne YZBERISHT,3 km larg qendres se Tiranes jetojne NJEREZ???
Mire qe fasadat te duhen ty per imazh mediatik,po rruget tona me BALTE,PLEHRA,te PA SHTRUARA,me QENTE E RRUGEVE qe jane bere me shumne se njerezit,a do t’i ndreqesh ndonje here???
A KE NDONJE PLAN PER RREGULLIMIN E YZBERISHIT NGA …..GETO NE QYTET NORMAL???
A di gje ti se pergjigjesh edshe per YZBERISHIN njelloj si per SHESHIN SKENDERBEJ???
Duku nje here tani ne DIMER dhe ec ne kembe neper rruget me balte qe ta marresh vesh si jetojne ne ……GETON E YZBERISHIT!!!
Epo , prit nje çike o Thomaidha , se vetem nje muaj kryetar bashkie ka , te gjitha do t’i beje ai .
O Thomaidha,
Po pse, more i lajthitur, na kerkuake te vije deri ne fund te boteeees, ne Yzberisht, Kryetari i madh?
O Kryetar, bashke me fasadat, hiq dhe te gjitha tabelat ne gjuhe te huaj, ore amani! Mire ben qe te shohesh 51 tabela ne gjuhe te huaj qe nga Libraria universitare deri te sheshi …!
Per mua ne fillim te hiqen te gjithe ata tela e cavo corenti e telefoni qe jane lidhur neper shtylla, shtepi, pallate e ku di une, pastaj po ngeli lek te lyej me boj.
bukur
Une e them me mire se ju te gjithe komentues,
parate e bojes le t’i investojne qe te mos permbyten banoret nga ujrat e shirave, se pastaj kujtojme kohen e shoku Enver nuk kemi faj ne
U bënë muaj që Rr Riza Cërova nu ka drita. Na sill dritat në qytet, pastaj fasadat. Trap fasadash.
Po pallat me shigjeta do te kete prape? Beni edhe ndonje vizatim me banjo kimike ne fasade per te kujtuar luften kunder ndotjes. Vizatoni edhe fasada me kerpudha se tani jane ne mode. Me siguri do t’ia kalojme shtepive karakteristike te Brukselit me vizatimet ne fasada.
Mos u shqetsoni se nuk e ka seriozisht.
e forte kjo…po mendoja per ndonje dore zhavorr(per asfalt nuk behet fjale) neper gropat “humnere” te rrugeve te tiranes, per ndonje sistemim te kabllove elektrike qe varen e na rrezikojne femijet, per ndonje pusete te mbuluar….etj etj, por ke te drejte “nuk e ka seriozisht”…i ke thene te gjithe me kete fraze…
Lyerja e fasadave dhe unifikimi i tabelave mund te behet ne nje moment te dyte, kur rruget ne tirane, kanalizimet, plehrat jane ne gjendje alarmante dhe te pajustifikueshme per nje kryeqytet. Kryebashkiaku i ri ne moshe u besua per te punuar forte, ne menyre qe gjithe energjia te perqendrohet ne pune dhe te kete rezultate faktike, me pas artitstike.
A ha i doli boja edhe me romet Erionke hipokritit. Amnesty International kunder shpernguljes se rome nga Erionka me diplome fallco:
http://www.lapsi.al/lajme/2015/10/14/amnesty-international-ndaloni-dhun%C3%ABn-e-erjon-velis%C3%AB-ndaj-komunitetit-rom