Paraditja e së enjtes do të jetë me shira të dobët në ultësirën perëndimore por reshje më të konsiderueshme në zonat malore.
Mesdita përmirëson kushtet e motit fillimisht në zonat perëndimore dhe gradualisht kthjellimet shtrihen në të gjithë vendin.
IGJEUM shprehet se sot pritet të ketë reshje në përgjithësi të dobëta, në disa qarqe edhe lokalisht mesatare.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 8 °C / 13 °C
në vendet e ulëta: 5 °C / 11 °C
në vendet malore: 1 °C / 6 °C.
Sot era do të fryjë e lehtë.
