Rikthehet shpata dhe përkrenarja e Skënderbeut

redaktor

Mbërrijnë nga Austria shpata dhe përkrenarja e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Armët e Heroit tonë Kombëtar kanë mbërritur në masa të rrepta sigurie në Portin e Durrësit ndërsa më pas do të transportohen drejt Muzeut Historik Kombëtar.

Shpata dhe përkrenarja e Skënderbeut do të ekspozohen në Pavionin e Mesjetës ku do të ruhen nga Garda gjatë kohës që do të ekspozohen për publikun me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Dy objektet mbaheshin në një muze në Vjenë, ndërsa kthimi i tyre në Shqipëri është bërë i mundur nga një marrëveshje mes autoriteteve shqiptare dhe austriake.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *