Rikthehet Superiorja, të gjitha ndeshjet zhvillohen të premten

Ornela

Rikthehet kampionati shqiptar i futbollit pas një periudhe relativisht të gjatë faze përgatitore, kryesisht në Antalia të Turqisë.

Të gjitha ndeshjet e kësaj jave të 16 të Superiores do të zhvillohen ditën e premte, një kërkesë kjo e Policisë së Shtetit për shkak të angazhimit të saj në protestën e opozitës në fundjavë, pavarësisht se asnjë ndeshje nuk luhet në Tiranë.

Gjithsesi, ndeshja më e rëndësishme e kësaj jave, të paktën në letër, është përballja mes Flamurtarit dhe Partizanit. “Të kuqtë” e kryeqytetit do të udhëtojnë drejt Vlorës për t’u përballur me vendasit, që aktualisht mbajnë vendin e dytë.

Partizani, nën udhëheqjen e Starovës ka bërë hapa pozitivë dhe vet trajneri shpreson që të mbyllë këtë fazë të dytë, nga e cila kanë mbetur edhe dy ndeshje, me fitore, duke filluar nga kjo e së premtes.

Edhe pse me një domethënie të veçantë për Duron, kjo përballje me Partizanin, duke qenë se njihet si një figurë e skuadrës së kryeqytetit, sot nën drejtimin e Flamurtarit të Vlorës ai shpreson të bëjë më të mirën.

Ndërkohë, kampioni i kësaj faze përgatitore dimërore është Kukësi, nga merkato, me në krye marrjen e trajnerit austriak Peter Pacult, deri te sukseset në ndeshjet miqësore.

Skuadra e Kukësit do të përballet këtë fundjavë me Vllazninë, në Shkodër, skuadër e cila nën drejtimin e Ernest Gjokës shpreson të kalojë këtë situatë të vështirë në vitin 2018.

Ndërkohë, në ndeshjet e tjera të javës së 16, kryesuesit e Skënderbeut do të udhëtojnë drejt Gjirokastrës për t’u përballur me Luftëtarin, ndërsa Kamza pret Laçin dhe Teuta, Lushnjën në “Niko Dovana”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *