Partizani do të rinisë kampionatin me sfidën direkte me Skënderbeun edhe pse në renditje janë larg me pikë dhe me pozicione. Të kuqtë e dinë se nuk do të jetë e lehtë.
“Të dyja rezultatet janë të pranueshme Është sfidë direkte. Do ishim komod nëse marrim tre pikët”, tha Skënder Gega, trajner i Partizanit.
Korçarët në fushën e tyre janë gati të rikthehen në shina pas 4 humbjeve radhazi me të cilat mbyllën vitin që shkoi.
“Është e kotë të flasim për rëndësinë e kësaj ndeshjeje, për faktin se kishim disa rezultate negative”, tha nga ana tjetër trajner i Skënderbeut, Orges Shehi.
Skënderbeu – Partizani është takimi që do të hapë fazën e tretë të kampionatit.
o.j/dita
