Pas humbjes së një viti kohë, më 28 dhe 29 Tetor, do të mbahet në Tiranë Komiteti i 6-të i Stabilizim Asocimit PE-Shqipëri, siç përcakton neni 122 në Marrveshjen e Stabilizim Asocimit.
I parashikuar për t’u mbajtur gjatë Tetorit 2012, ky takim ndërparlamentar u shty për në Dhjetor dhe u anullua papritur, më pas, nga Kuvendi i Shqipërisë.
Po kështu nuk u mbajt as mbledhja e pranverës, pasi përkonte shumë pranë zgjedhjeve e nuk garantohej vëmendja e duhur dhe angazhimi personal i deputetëve të përfshirë në fushatë zgjedhore.
Kryetari i delegacionit për Ballkanin në Parlamentin Europian, Eduard Kukan tha për “Top-Channel”: “Ka një interes të lartë mes eurodeputetëve. Do të shkojnë 11 eurodeputetë kësaj radhe, çfarë ndryshimi krahasuar me rastet e mëparëshme! Ne mezi presim të flasim me kolegët për situatën aktuale. Do të donim sqarime edhe mbi disa lajme shqetësuese, që na erdhën në mbledhjen përgatitore për takimin ndërparlamentar, për bojkot të zgjatur të opozitës në disa takime komisionesh. Ne shpresojmë se këto janë zhvillime të pakonfirmuara apo rastësore, sepse të gjithë kanë një vullnet të mirë politik për të parë Shqipërinë të lëvizë më shpejtë drejt Bashkimit Europian. Në këtë kuptim, ne të gjithë do ta përdorim këtë mundësi për të pasur një bisedë të hapur e të sinqertë me kolegët tanë. Siç e dini, kemi humbur dy takime të mëparshme ndërparlamentare ndaj duhet ta rrisim dialogun për të kompensuar çfarë kemi humbur. Pikëpamjet e përgjithshme rreth Shqipërisë janë pozitive në Parlamentin Europian, por ne duam të sigurohemi më shumë se nuk kemi të bëjmë vetëm me sinjale, por se kjo është atmosfera e re dhe e qëndrueshme politike në vend”.
Një vit më parë, axhenda për ballafaqimin e 6-të ndërparlamentar parashikonte diskutime mbi dialogun politik dhe zhvillimet në Kuvend, situatën ekonomike, luftën ndaj korrupsionit e krimit të organizuar si dhe lirinë e medias.

I nderuar z. Kuken. Jemi shume te impresionuar nga ky lajme ku juve do te vijni ne shqiperi dhe do te beni komitetin i 6-te i Asocim stabilizimit. Ky eshte nje shanse tjeter qe i afrohet parlasmeti shqiptare. Pore z. Kuken ne shqiperi kemi nje njeri i cili me marifetet e veta te dukeshme dhe te pa dukshme gjithmon e ka mbajtur vendin tone large Bashkimit Evropian. Ky eshte Sali Rama Berish i cili e ka sabotuar dhe vazhdon ta sabotoj perseri futjen e shqiperise ne BE. Kur ishte ne qeveri Berisha shkeli te gjitha normat duke suspenduar opozite shqiptare, ndersa tani qe eshte ne opozite krijon situata te pa qena per te krijuar mosbesim tek Parlamenti Evropian.
Berisha gjate 8-te vjetve ne pushte, vetem pasoja solli ne shqiperi. Ai beri Gerdecin, beri 21 Janarin, shkeli ne dy mandate kodin zgjedhore per transparencen e zgjedhjev si ato parlamebmntar te viti 2009 ashtu dhe ato te pushtetit vendore per Bashkin e Tiranes. Qe te dyja ishin zgjedhje te kontestuera dhe ne keto kushte edhe Parlameti Evropian largohej gjithnje e me shum large negociatave per te afruar shqiperin drej BE-se.
Ne se i merrni ne konsiderat qendrimet e Berishes u tham pa frige se shqiperia kurre nuk do te futet ne dyer e Evropes.Keshtu i intereson atije dhe klanit te brendeshem dhe te jashte qe e rrethon.
Lutemi nje qytetar i thjesh qe perqafon demokracine te mos degjohet me ky person.!