Telebingo Shqiptare rikthehet me shumë surpriza për të gjithë lojtarët e saj. Mijëra fitues në nga të gjitha qytetet në vend i janë bashkuar shorteut të djeshëm, duke përfituar nga dhuratat dhe çmimet e mëdha të lojës më popullore të fatit në vend.
Një ndër to është edhe çmimi “Rroga Telebingo”, përfituesi i të cilës do të gëzojë për dy vite me radhë çdo muaj rrogën prej 50 mijë lekësh.
Ky çmim surprizë që zëvendëson makinën, është fituar që në shorteun e djeshëm nga Kristina në Korçë, shumë të cilës i janë bashkuar si dhuratë edhe dy orë të ofruara nga mbështetësit financiarë të programit. Kristina bëhet kështu fituesja e parë që do të gëzojë për dy vite rresht çdo muaj një rrogë prej 50,000 lekësh nga Telebingo Shqiptare.
Mijëra fitues të tjerë i janë bashkuar më tej shorteut të djeshëm, ndërmjet të cilëve fituesit e çmimit të madh të javës, fituesit e lojës me ruletën e fatit, si dhe të përzgjedhurit e lojës telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe.
Fati i ka buzëqeshur më së miri edhe Skënderit në kryeqytet, i cili në betejën me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe ka siguruar shumën prej 120,000 lekësh. Loja ka vijuar më tej me shpalljen e një tjetër fituesi. Kësaj here bëhet fjalë për Romeon në Berat, i cili me mbajtjen e zarfeve më të preferuara ka siguruar shumën prej 35,000 lekësh, si dhe një laptop dhuratë. Ndërsa familja Leli në Vlorë nëpërmjet lojës telefonike ka siguruar shumën 80,000 lekë.
Më pas loja është ndalur në qytetin e Librazhdit, duke shpallur Armandin si fitues të radhës, i cili ka siguruar shumën prej 100,150 lekë. Andi ishte një tjetër fitues që ka siguruar shumën prej 75,000 lekësh. Nga përzgjedhja rastësore e kontrabiletave edhe Driloni në kryeqytet ka siguruar nga loja telefonike shumën prej 100,000 lekësh.
Emocione të shumta kanë dhuruar edhe fituesit e lojës me ruletën e fatit, ku ditën e djeshme kanë luajtur 20 lojtarët e dy shorteve të zhvilluara para vendosjes së karantinës për shkak të Covid-19. Konkretisht, nëpërmjet ruletës së fatit, Merita ka siguruar shumën 27,000 lekë, Violeta 26,000 lekë, Veli 25,000 lekë, Bashkimi 23,000 lekë, Eriola 120,000 lekë, Behari 22,000 lekë, Luljeta 101,000 lekë, Majera 23,000 lekë, Luani 24,000 lekë, Pranvera 25,000 lekë, Blerimi 26,000 lekë, Ana 21,000 lekë, Bashkimi 24,000 lekë, Hajrullahu 23,000 lekë, Goni 100,000 lekë, Sadiku 24,000 lekë, Nashire 27,000 lekë, Endri 25,000 lekë, si dhe Sokrati në Vlorë 101,000 lekë. Ndërkohë që 10 lojtarë të tjerë të shpallur fitues do të luajnë sërish me ruletën e fatit në shorteun e datës 31 maj.
Pas fituesve të lojës telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe, është hedhur edhe shorti i goglave për çmimin e madh të javës, që ka kapur vlerën e 1,268,500 lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh i javës që lamë pas ndalet në kryeqytet, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese.
Përveç çmimit të madh të javës, në shorteun e djeshëm janë shpallur si fitues të serisë me një linjë edhe 12704 lojtarë të tjerë, të cilët sigurojnë nga Telebingo Shqiptare 55 lekë, ndërsa fitues të serisë me dy linja janë shpallur edhe 204 lojtarë, ku secili prej tyre siguron shumën prej 2345 lekësh. Gjithashtu fitues të një bilete janë edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 1, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingo Shqiptare.

