Rikthehet vala e infektimeve edhe në Shkodër, 11 persona rezultuan pozitiv me Covid-19!

Leda Hysa

11 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar ditën e sotme në qytetin e Shkodrës, duke ngritur sërish alarmin në këtë qytet.

Mësohet se nga tamponët e marrë në 24 orët e fundit kanë rezultuar 11 raste pozitive me Covid-19 në Shkodër.

Ndërsa po ashtu bëhet me dije se  5 raste të reja janë regjistruar këto 24 orë edhe në Vlorë. Rikujtojmë se gjatë dy ditëve të fundit në vendin tonë rastet e reja e kanë kaluar shifrën e 40 të prekurve, duke ndezur kambanat e alarmit kudo.

Madje ditën e djeshme në një lidhje live në ‘Facebook’, kryeministri Edi Rama bërë me dije se nëse do të vazhdohet me këto shifra kthimi në karantinë do të jetë e vetmja zgjidhje.

 

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *