Futbollisti i kombëtares shqiptare Lenjani, sot do të jetë i gatshëm për ekipin në takimin e kampionatit francez kundër Nansit, pasi është grumbulluar nga trajneri Kristian Gurkuf.
Lenjani para disa ditësh u përfol për një transferim të mundshëm te Guingamp, një tjetër skuadër e Ligës 1 në Francë.
Rene ra dakord ta shiste Lenjanin për 500 mijë euro te klubi i interesuar për shërbimet e tij, por tratativa dështoi në momentet e fundit sepse me këtë transferim nuk ishte dakord vetë mbrojtësi i majtë shqiptar.
