“Rikthimi i Berishës, një lloj modeli Berlusconi”

Dita

Ish-anëtari i Partisë Demokratike, Neritan Ceka ka komentuar në emisionin “Kjo Javë” situatën e krijuar brenda kësaj force politike pas zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit.

Ai thotë se e rëndësishme për ringritjen e Partisë Demokratike është mbledhja e të gjithë forcave.

I pyetur nëse rikthimi i Sali Berishës do të ringrinte PD-në, Ceka thotë se sipas tij një lëvizje e tillë nuk duhet të ndodhë, sepse rrezikon që partia demokratike të rrëzohet edhe më poshtë.

Për këtë ai ka përmendur edhe rastin e zgjedhjeve në Itali, duke e krahasuar me rikthimin e Berlusconit.

“Është a-historike, kjo nuk ndodh. Unë e kam përshëndetur dorëheqjen e Berishës si një akt qytetar. Rikthimi i tij mund të jetë i rrezikshëm. Është një lloj modeli “Berlusconi” dhe sa herë që kthehet lideri për të rikandiduar në zgjedhje, ai humbet. Kjo mund të ndodhë dhe në Shqipëri. Ndaj nuk e mendoj këtë si zgjidhje”, u shpreh Neritan Ceka.

s.a/dita

Share This Article
9 Comments
  • Pse mendon keq per Berishen more z.Neritan Cekti.Berisha per ma shume se 25 vjet fitoj kur ishte kembesor.Tashti qe na ka tregue sekretin si kalores mund te futet dhe te fitoj bindshem bishtin e ka(r)lit.

  • Si Berisha ,si Ceka
    Njeri mut dhe tjetri kak
    Te dy me.PARDESY te bardha kane qene
    Neritan Ceka eshte I biri Hasan Cekes,nje.spiuni regjur I regjimit Komunist
    Ai te bente gjemen
    Neritani dhe.Berisha ,dy ushtare te bindur te Ramiz.Alise,,,,
    Plera Kombetare,,,,,,,,,

  • Ceka ishte nje nga organizatort e rremujave te 97.Bashk me Paskal Milo Namik Dokle Skender Gjinushi u benin thirrje per luft civile njerzve te irrituar nga humbja ne firmat piramidale,po ma shume ishte organizimi i komunistve per te ardhur ne pushtet me forcen e armve ashtu sic erdhen.

    • Mor ti qeni dixhital i Saliut, ne 97 komunistet ishin ne pushtet me kelyshin e tyre Sali, veçse behet fjale per komunistet jugosllave.
      Ke shume kohe qe me anen e komenteve te tua ke investuar ne nje drejtim te pashprese, sepse pronarin tend dixhital nuk ka zot a bir kurvet qe e shpeton nga burgu.

  • Ky burre denoncoi i pari shpellarin Sali Berisha,publikisht,zyrtarisht,me ze dhe figure kur maloku hodhi ne ere qeverine e koalicionit.Shkoi ne presidence dhe deklaroi ne radio-televizion:Saliu per pushtet eshte gati ti vere flaken Atdheut.,,ashtu si e dogji ne 97.
    Ty Nasi te shkerdhevshin cte permban djemt,e nipa te Hasan Cekes se ka qene shkencetar i nderuar dhe nuk eshte marre me pislluqe.

  • @ lato mos u nxeh mor burre i dheut !! gjithe Tirana e di qe
    ai Hasani qe ti e do aq fort ka qene pak spiun.
    Edhe Neritani spiun ka qene dhe eshte; ate dite qe mileti donte te nisej drejt bllokut ky surrati i pengoi dhe ja shperbleu partise!!
    Keto jane fakte, pastaj se ku po haje miza zotrote atehere une nuk e di.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *