Isha para pak ditësh në Panairin e librit në Fier. Shoqata “Harpa” me Majlinda Nana Ramën kanë krijuar traditën e një panairi me promovime librash, me çmime etj.
Mbeta shumë i kënaqur që aty u bë promovimi i Poezive të zgjedhura të Fatos Arapit, katër vëllime, një botim luks nga “Nereida” e Jani Malos.
Sipas botuesit dhe Tol Arapit, birit të shkrimtarit, përzgjedhja është bërë nga vetë autori. Vëllimi i parë, “Me jepni nje emer”, 255 faqe përmbledh poezinë e viteve 1962-1989. Vëllimi i dytë, “Në kaq pak Tiranë”, 214 faqe, përmbledh poezinë e viteve 1990-1996. Vellimi i tretë, “Urna e vogël”, 197 faqe, përmbledh poezinë e viteve 1997-2003. Vëllimi i katërt, “Një buzëqeshje e pabesueshme”, 200 faqe, përmbledh poezi të viteve 2005-2010.
Fatos Arapi ka lindur në Zvërnec të Vlorës dhe jeton në Tiranë. Ka vite që nuk del nga shtëpia. Në Fier ditën e promovimit, i biri, Toli, lexoi një fjalë që nuk e kalonte gjysmën e faqes, të shkruar prej poetit.
Libri me poezi shoqërohet nga një parathënie gati një faqe e shkruar prej vetë Fatos Arapit.
Në Fier, në promovim folën akademik Ali Aliu dhe prof. Ymer Çiraku.
Nga sa kam lexuar po them se ky botim është ngjarja letrare më e fundit për poezinë shqipe. Një ngjarje e shënuar. Fatos Arapi është poeti i një poezie shumë origjinale dhe që dëshmon një energji krijuese të pashterrur ende. Admiruesit dhe ndjekësit e poezisë kanë se çfarë të lexojnë këto ditë si dhe në vijim, sidomos të rinjtë për të patur një portret të plotë të poetit të njohur.
Më e rëndësishmja është se Fatos Arapi edhe në poezitë e tij më të fundit vazhdon të jetë në majat më të arrira të artit të tij: Një poezi mjeshtërore ku në mënyrë të veçantë vargu si strukturë e imtë e poezisë merr peshë, gdhendet, shndrit, godet. Prej vargut si kallzë e pjekur e poezisë merr peshë fjala. Estetikisht kjo poezi ka shkëlqimin e pjekurisë tashmë.
Poet i poezisë ekzistenciale, i humbjes, i tragjikes, i haluçinantes, i vetmisë, i tjetërsimit, i zhgënjimit. Poet i dashurisë që nuk është erotike, por dramatike dhe përsiatëse. Poet i detit, i ullinjve, i pelikanit, i qiparisave, i poezisë, kaltërsirave, poezisë së natyrës, por që kurrë nuk është poezi rurale.
Nuk po zgjatem. Është thënë: “Mjerë ti Jerusalem që i vret profetët”… Fatos Arapi është njëri nga profetët e vargut tonë. Ndoshta e kemi vrarë… Por ai në këto poezi thotë: Duaje Tiranën edhe kur vret!
Te gjitha radhojte e Sadik Bejkos jane shkruar klinikisht ftohte. Arapi gjithnje thoshte se lageshtira e Tiranes ta bluan edhe kocken, por atdheu duhet dashur, ddhe kur te vret!
Pra se te mbyllej ne mes te Tiranes, ai e ndante,megjithate, veten prej Dy te Tjereve: Ata gjendeshin gjithnje ne tavolinen ku shfaqej Enveri, kurse ne ate salle, une rrija me keta te Tjeret, S. Maton etj!
Thoshte edhe te tjera, Arapi, qe besoj se do jene hedhur ne ndonje Autobiografi te mundshme.
Bejko provonte te dukej i pa-anshem, edhe pse Triumvirati i ka kaluar te 80-tat.
Ne Tirane pushtetet jane tiranike!
Fatos Arapi,dinjitari i letersise shqipe,poet i lindur,me te lind poezia moderne shqiptare.Nuk dua te bej krahasime,sepse vleresimet dhe zhvleresimet i gjykon koha;Poetet e oborrit dhe lolot e oborrit jetojne aq sa jetojne oborrtaret.Nuk e degjova njehere kete mal me kryet perpjete te ankohej se nuk i kane botuar kete apo ate veper,i vecuar,i vetelarguar gjithmone nga turma laperdhare,nga tifozerite vrastare,Fatos Arapit i ka mjaftuar vepra e tij.Ai eshte si mal i Tomorrit,qe ngrihet i vecuar me kryet ne re,nuk i duhen vargmalet,qe mbajne njeri tjetrin dhe shtyjne njeritjetrin.Me ka qelluar te degjoj nje plak te urte,qe i pat sherbyer ne burgun e Burrelit kryepeshkopit te pare te kishes tone shqiptare,imzot Visarjon Xhuvanit.Ai i kish lene amanet ta dergonin ne Zvernec,te vdiste ne duart e Tol Arapit,babait te poetit te madh.