Një nga gazetat më të njohura zvicerane shkruan për rikthimin e amerikanëve në rajon.
Shkrimi i Andreas Ernst mban titullin “Rikthimi i miqve amerikanë” dhe është publikuar nga Neue Zuercher Zeitung.
Theksi i analizës vihet se pas zgjedhjes së Donald Trumpit, në rajon, sidomos në Shqipëri nisën dyshimet se SHBA do të linte një vakum në Ballkan.
Por jo. Shqiptarët e kanë “mikun e fortë” amerikan.
Autori Andreas Ernst, një njohës i mirë i Ballkanit, arrin në përfundimin se politika e Departamentit të Shtetit nuk ka ndryshuar.
Në shkrim theksohet se hera e fundit që amerikanët bënë një paraqitje të madhe në Ballkan ishte kur shpallën pavarësinë e Kosovës.
Më pas ata u larguan, duke ia lanë fushën europianëve, kryesisht gjermanëve.
Por kriza e BE dhe mungesa e perspektivës së anëtarësimit në këto vende ballkanike, e dobësoi diplomacinë europiane.
Për këtë arsye, në Shqipëri, Maqedoni e Kosovë nisën të shfaqen krizat.
Pas dështimit të europianëve, u shfaqën menjëherë amerikanët dhe gjërat nisin të lëvizin, thuhet në shkrim.
“Suksesi amerikan e ka një emër: Hoyt Brian Yee. Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet e Europës dhe Euroazisë udhëtoi në muajt e fundit në mënyrë intensive në rajon. Me një talent taktik, i butë në ton, por i vendosur në çështje, ai i bëri partnerët në bisedime që të lëshojnë njëri pas tjetrit”.
“Vendimtar për suksesin e Yee ishte qartësimi se në Departamentin e Shtetit nuk ka ndryshuar gjë, pavarësisht presidentit të ri. Kjo qetësoi sidomos bashkëbiseduesit shqiptarë, që kishin ngritur pikëpyetje që pas zgjedhjes së Trump nëse ka akoma një “mik amerikan””.
Autori thekson në shkrim se amerikanët janë aktivë në botën shqiptare pasi aty është më i madh potenciali për destabilizim.
Sipas gazetarit Andreas Ernst për shqiptarët “miku i përtej oqeanit” mbetet i fortë.“

Qe politika e jashtme amerikane ecen sipas nje linje te parapercaktuar dhe solide, dhe se asgje serioze nuk ka se si te ndryshonte ne maredheniet me Shqiperine, kete e kemi perseritur shpesh ne komente.
Perpara se gazetari i Neue Zürcher Zeitung t’u drejtohet indirekt bashkëbisedueseve skeptike “shquptare”, ai ben mire te mesoje permendsh proverbin: “Miku ta fut me kollaj mikun”
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Lajm i mire dhe analize e shkelqyr.