Në të gjithë vendin kanë rinisur reshjet e dëborës dhe shiut. Në zonën e përmbytjes, në Novoselë dhe në Komunën Dërmenas, ku ndodhet edhe fshati Darzezë, situata është duke u rënduar.
Banorët e zonës kërkojnë ndihmë për të ushqyer kafshët e mbetura gjallë nga përmbytja e parë, sepse vërshimi i ujërave ka shkatërruar çdo gjë, përfshi edhe rezervat ushqimore.
Ndërkohë, prurjet e Vjosës janë ulur dhe kjo ka bërë që në shumë zona në Novoselë, por edhe në Komunën Dërmenas, uji të largohet. Repartet e ushtrisë po vijojnë shpërndarjen e pakove me ndihma, të cilat vijnë nga bizneset, Kryqi i Kuq dhe rezervat e shtetit.
Megjithatë, ndihma më e madhe po jepet nga vetë banorët për njëri-tjetrin. Gjatë orëve të përmbytjes, të gjitha familjet janë strehuar dhe ushqyer në banesat e të afërmve të tyre, në zonat jashtë përmbytjes.
E ndërsa personat e aftë për punë janë rikthyer në zonën e përmbytjes për të rikuperuar dëmet, të moshuarit dhe fëmijët e mitur po mbahen nga të afërmit e tyre. Thirrje për solidaritet kanë bërë edhe deputetët e zonës, të cilët kanë shpërndarë ndihma financiare dhe ushqimore.
Pas largimit të plotë të ujërave, banorët shpresojnë në një vlerësim të drejtë dhe në dëmshpërblim nga ana e shtetit, për shkak se pjesa më e madhe e ekonomisë bujqësore dhe blegtorale e tyre është dëmtuar shumë rëndë.

More mire qe qeveria me strukturat e saj eshte ne kembe, por t’ju cojne buke atyre qe shpetuan se me duket do vdesin nga uria.
Ne Kafaraj dhe Darzeze nuk ka mbritur asnje ndihme ushqimore, jo sipas njoftimeve te stacioneve televizive qe po bejne politike me hallin qe i ka gjetur njerezit atje, por nga telefonatat e njerzve qe kemi andej.
Mirè politikanet bejne politike po na ka zènè halli me disa gazetaruc dhe gazetaruce qè propogandojne dhe pergjithsojnè njè fenomen nè aspektin negativ qè do tè thotè tè pèrhapèsh panik.Kjo nuk èshte e mirè pèr tè gjithe.