“Rikthimi i vizave, këmbanë alarmi” Meta thirrje institucioneve

J L

Përmes një deklarate Presidenti i Republikës Ilir Meta deklaron  ka ndjekur me vëmendje të gjitha qëndrimet dhe diskutimet që po zhvillohen këto kohë mbi ecurinë e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Ndërkohë që e gjithë vëmendja është përqendruar drejt një vendimi të mundshëm pozitiv për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me BE, Presidenti vëren me shqetësim të thellë rrezikun e rivendosjes së regjimit të vizave Shengen për Shqipërinë”, thuhet në deklaratë, në të cilën Meta apelon apelon palët të merren urgjentisht të gjitha masat e nevojshme duke mos neglizhuar apo anashkaluar asnjë përgjegjësi që do të dëmtonte dhe prapësonte këtë liri të fituar të shqiptarëve.

Deklarata e Plotë:

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka ndjekur me vëmendje të gjitha qëndrimet dhe diskutimet që po zhvillohen këto kohë mbi ecurinë e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ndërkohë që e gjithë vëmendja është përqendruar drejt një vendimi të mundshëm pozitiv për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me BE, Presidenti vëren me shqetësim të thellë rrezikun e rivendosjes së regjimit të vizave Shengen për Shqipërinë.

Pas depozitimit të kërkesës së Holandës për pezullimin e vizave drejtuar Komisionit Europian, njoftimi i djeshëm i Komisionerit për Migrim, Punët e Brendshme dhe Shtetësi, z. Dimitris Avramopoulos që paralajmëronte ndërmarrjen e masave ndaj Shqipërisë, krahas Venezuelës dhe Kolumbisë, është një kambanë alarmi për të gjithë.

U bëj thirrje të gjitha institucioneve shtetërore përgjegjëse të ndjekin me prioritet absolut këtë çështje që mbart një ndjeshmëri të madhe për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Lëvizja pa viza ka qenë ndër arritjet më të mëdha me ndikim të drejtpërdrejtë për shqiptarët, si populli që ka vuajtur izolimin më të madh e të gjatë në rajon.

Të gjithë i mbajmë mend radhët e gjata përpara dyerve të ambasadave, me familjarë të dëshpëruar në kërkim të një mundësie për të ritakuar fëmijët, të afërmit, apo të mundësisë për të studiuar dhe udhëtuar jashtë vendit, etj.

Bëj thirrje, të merren urgjentisht të gjitha masat e nevojshme duke mos neglizhuar apo anashkaluar asnjë përgjegjësi që do të dëmtonte dhe prapësonte këtë liri të fituar të shqiptarëve!

j.l./ dita

Share This Article
13 Comments
  • Ikni o plehrat e kombit shqiptar, o simboli i fekaleve , mir shqiperine qe e keni blloku por po i sillni pengesa dhe Kosoves.
    Mallkimi shqiptar do ju varrosi per se gjalli

  • Une dhe fallxhorja femijet i kemi sistemuar me shtepi e katandi ne Angli.
    Ne kemi qene me fat se Iliri gjeti thesarin me flori.
    Ju jeni ca koqe kandari qe prisni qe Salehu dhe Floriri t’ju zgjidhin hallet tuaja.

  • O pras*ident e nis me nje vendim te mundshem per celjen e negociatave dhe e mbyll me thirrje qe te mbrojme “fitoret e arritura’ nga pushteti yt (dhe i pd) Atehere o kreu i mencurise: (+1) – (-1) = 0. Be nuk ecen me matematiken tende.

  • Nuk ka dhe qe te mbaj kete qe po i ben ketij populli mallkuar bashke me bushtren tende deri ne vdekje dhe me maloket e tu

  • Qelbesirat e kombit jane shkaktaret,
    Ky maskara s’ka nevoje per viza,femijet e tije jetojne ne lluks jashte shtetit nga parate e vjedhura te popullit.

  • Vizat qe me aq sakrifice e angazhim personal na i hoqi z.Rama, po na i vendos tani Opozita dhe ky President.

  • Edhe pse eshte shume e dhimbeshme per nje popull te tejvuajtur,por do uroja per afat te shkurter kjo te ndodhte vertet,sepse zgjidhje tjeter nuk mund te gjendet per te pastruar njehere e mire Shqiperine nga banditet politikane te 30 viteve shkerdhatokraci,nese ndodh vertet rikthimi i vizave,ju bushtra politikane beni mire te zhdukeni pa arritur lajmi tek populli.

  • Kush po qurranjoset si gjynahqar per heqjen e vizave? Humbamenot? Parazitet? Qylaxhinjte? Apo fullhajnerit dhe gopseket qe i kane bere parate deng ne bankat e huaja dhe ne rast rikthimi te vizave mund t’i shohin “kursimet e tyre” vetem me dylbi rilindjotesh?

    Sidoqofte, heqja e vizave do ishte finalizimi i turpshem i politikes me kthetrra ne thes te bishtukeve pardesybardhe te diktatures.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *