Teknologjia e së ardhmes mesa duket është shumë më afër nga sa mendonim. Shkencëtaret kanë arritur të ndërtojnë një pajisje që do t’u vijë në ndihmë njerzve, të cilët nuk mund të flasin e komunikojnë me botën përreth.
Sistemi i krijuar arrin të përdorë inteligjencën artificiale (AI) për të kthyer sinjalet e trurit në fjali të mirëfillta. Ai shfrytëzon të njëjtën teknologji të përdorur nga Amazon Echo dhe Apple Siri për të kthyër mendimet në fjali inteligjente dhe të kuptueshme.
Kjo makineri do të ndihmojë personat që kanë humbur aftësinë e tyre të komunikimit si pasojë e dëmtimeve fizike dhe do t’u krijojë mundësinë të flasin nëpërmjet një zëri të kompjuterizuar.
Gjithçka është e mundur nëpërmjet elektrodave të vendosura në trurin e pacientit, të cilat sintetizojnë sinjalet elektrike të trurit dhe prodhojnë tinguj.
Profesori i inxhinierisë elektrike Dr. Nima Mesgarani në Universitetin e Kolumbisë, Nju Jork, shpreson se shpikja e tij do të jetë ndryshimi i jetës për mijëra individë të sëmurë dhe të lënduar.
“Kemi treguar se, me teknologjinë e duhur, mendimet e këtyre njerzve mund të zbërthehen dhe të kuptohen nga çdo dëgjues. Në këtë skenar, nëse përdoruesi mendon se ka nevojë për një gotë ujë, sistemi ynë mund të marrë sinjale të trurit të gjeneruar në mendime dhe t’i kthejë ato në një fjalim sintetizues, verbal,” – deklaroi ai.
j.l./ dita

një shpikje fantastike!!
pra po të montohet një paisje e tillë në tru,edhe mendimet tona,pra ato që normalisht nuk i shprehim me fjalë,ato privatet,do të na dalin jashtë të shprehura me zë!!
pra ne nuk do të kemi më mundësi për të ruajtur mendimin tonë??
Nje arritje shkencore per te zbuluar diktatoret qe perdorin popujt per t’u kacavjere ne krye te pushteteve.Tashme po i thuhet NDAL te keqes ne krie te tre pushteteve.Urime shkencetreve per kete arritje te madhe ne sherbim te me te mires se mundeshme njerezore.Dhe se fundi nuke mund te flitet per privatesi,kure privatesia e lidereve behet varrmihes per popullin.
lali
normalisht janë “liderët”,diktatorët që marrin në dorë këto armë!!
jo e kundërta!!