Rikthimi në auditore, Brataj: Mund të jetë një mundësi për studentët të kthehen vetëm për provime

J L

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj është shprehur se ekziston një mundësi që studentët të rikthehen në auditore vetëm për të bërë provimet dhe kjo po diskutohet nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Në një intervistë për ‘ReportTv’, Brataj tha se momentalisht rikthimi i studentëvë në universitete është e pamundur për shkak të rritjes së rasteve.

“E kemi diskutuar, konferenca u bë në fund të janarit dhe 3 ditë më pas kishte rritje dhe smund t ëmendosh të lirosh masat në një kohë që kemi rritje infeksioni. Janë të gjitha institucionet që i marrin vendimet. Për provikmet është situata e vështirë për momentin nëse do të ketë masa të marrjes nga ana jonë në këtë moment patjetër që do të diskutohet por është një situatë tepër delikate.

1000 e të infektuarve se kishim kaluar ndonjëherë.Mund të jetë një mundësi për studentët për provimet duke ruajtur masat por ende se kemi marrë një vendim. Komiteti në bisedime me MSH”, tha ai.

Studentët vijojnë me mësimin online që prej sezonit të dytë të vitit të kaluar akademik.

Ata kanë firmosur edhe një peticion, ku kërkojnë rikthimin në auditore, por ende nuk është marrë një vendim nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments
  • po ne rrijme qe rrijme ne kafene gjithe diten pse te mos frekuentojme autidoret mor zoteri!!!!!
    Poshte Diktatura Sanitare
    #Tegjithesebashkupernjerrikthimneauditore

  • ore ky tipi mos ka gje aksione te sophi, mon cheri, mullir etj etj?
    se nqs ne nuk jemi ne auditore dmth qe rrijme ne kafene

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *