Prodhuesi i famshëm gjerman i aparateve fotografike ”Leica” do të rinovojë aparatin e famshëm sovjetik ”Zenit”, më shumë se 30 vite pas përfundimit të prodhimit të tij në seri, me një model të ri që pritet të zbulohet, i frymëzuar nga ky dizajn i famshëm, por i përshtatur me epokën dixhitale.
Ky aparat i ri i quajtur ”Zenit M” do të pajiset me një lente të prodhuar në Rusi nga uzina historike e Krasnogorskit, KMZ, pranë Moskës, por do të bashkohet në Gjermani me teknologjitë ”Leica”, njoftoi konglomerati shtetëror rus ”Rostec” i cili kontrollon prodhuesin rus.
Dizajni i ”Zenit M” do të frymëzohet nga modelet historike të uzinës, ”Zenit E” dhe ”Zorki”, që për ironi të historisë u kthyen në muzën kryesore të ”Leica”.
l.h/ dita

U perpoqen ruset me Зоркий-n (zorkij-n) qe te konkurronin Leica-n por kjo e fundit ishte shume me e mire ne shume aspekte. Tashme qe kohet kane ndryshuar Leica po i jep nje dore ndihme Zenit-it dhe Zorkij-t qe te ringjallen nen petka te reja.