Rilindja dhe një kujtesë për qëndrestarët

editor

Keto dite  mblidhemi te shqetesuar dhe diskutojme per problemin madhor qe kemi sot: daljen e Shqipërisë nga rrënimi moral dhe material ku e zhyti një qeverisje krejt e papërgjegjshme. Ketu prane kam Ramadanin, Pellumbin, Astritin, Bilalin, Lilin, Aferditen, Ketin dhe shume te tjere te cilet nuk mund ta citoj emrat sepse do me duhet ta bej nje liste shume te gjate; te gjithe intelektuale, te gjithe dashamires; te gjithe duan dhe urojne qe kryeministri i ri i vendit të jetë i suksesshëm; që në këtë vend të ndalojë së triumfuari e keqja, padrejtësia, amoraliteti, sundimi i rrugaçit, i të paaftit, arrogantit, militantit kokëbosh etj

PD dhe Berisha u konsumuan dhe u zhytën në shkelje ligjesh dhe krime për të cilat duhet të gjykohen. Mbajtja e pushtetit pa meritë u tentua deri ditën e fundit me pushta, diversionistë dhe me helmin e hedhur përditë andej-kendej, ndërkohë që populli ziente nga brenda. Fatmirësisht  teorite e Makiavelit nuk pinë ujë këtë 23 qershor. Zgjidhja ishte fare e thjeshte: pjesemarrja sa me e larte ne votime. Dhe kjo ndodhi. Tashmë Edi Rama duhet te mbaje premtimet e dhena. Personalisht, nga programi per Rilindje, qe eshte nje nga programet me te mira te ketyre viteve ne tranzicion, do te vecoja; ate te shtresave sociale nen nevoje te mos kete me njerez qe te kerkojne ushqim ne koshat e plehrave, rikthimi i qetesise dhe vendosja e rendit, reforma ne shendetesi, prishja e piramidave te universitateve private, hapja e vendeve te punes per te rinjte te cilët gati-gati kanë humbur motivin perse po jetojnë.

Nuk mund të le pa permendur edhe rishikimin e te gjitha koncesioneve si nje pasuri qe po i mohohet popullit te vet; konfiskimi i pasurive te pushtetareve dhe çuarja para drejtesise e te gjithe atyre qe kane vjedhur direkt apo indirekt. Gjithashtu do te deshiroja qe te mos ndryshoje qendrim me ato gazeta qe bënë opoziten e vertetë këto kohë të vështira para 23 qershorit dhe kryesisht:

Gazeta TEMA me Mero Bazen ne krye, e cila ka bere nje pune te jashtezakonshme per diskreditimin e pushtetit të degjeneruar të Sali Berishes. Të jashtëzakonshme! Gazeta DITA me ne krye Adrian Thanon, një gazetë e gjitha risi, që doli krejt papritur por që u lartësua me një shpejtësi të pabesueshme në sytë e lexuesve. Eshte nje gazete qe po behet shume e dashur per popullin; çdo dite takoj përherë e më shumë njerez me DITA në dorë.

ResPublica me ne krye Mustafa Nanon që ishte prezent në debate televizive per ta diskredituar pa partizanllëk, por me zemër, pastërti dhe përgjegjshmëri intelektuale këtë pushtet të korrupuar.

Nuk mund te le pa permendur gazetaret opozitare të cilet dëshmuan gjithashtu kurajo si; Andrea Stefani, Ilir Yzeiri, Minxhozin apo Vangjelin, gjithashtu gazeten Shqip e Shqiptarja.com, qe mbajtën anen e popullit, në një luftë të përditshme me makinerinë gjigande të propagandës së një pushteti pa moral.

Të jeni të sigurtë që populli – (ai reali, jo ai i fabrikuari apo i supozuari nëpër emisione televizive sharlatanësh) – qëndron i heshtur, por ai regjistron në zemër dhe në mendje. Atij kurrë nuk ia hedh dot. Këtë e dëshmoi 23 janari. Ai e di që keto media e këta gazetarë që unë përmenda më sipër, jane njerez me dinjitet, dhe gazetat e tyre i kane krijuar me dinjitet. Ndaj tok me urimet për z.Rama unë dëshiroj t’i them që këta gazetarë qe ti sot i ke ne mbeshtetje, neser do te kritikojne mbase edhe ashper. Por në fund te fundit keto media qëndrestare kontrollojne pushtetin tend, dmth ti do ti kesh ndihme. Ndaj, z.Rama, neser ne pushtet, duhet t’i trajtojë me dinjitetin që u takon si media opozitare, dhe jo ti shkaterrojë ashtu siç tentoi të bënte Sali Berisha dje.

 

Share This Article
2 Comments
  • Bukur prof Shuli.
    Do t’ju ftoj per nje kafe e t’ju prezantoj me zyrtaret e rinj qe doni ti keni ne administrate,por nuk do te mund te jene,sepse militantet do jene te paret.Do te jeni edhe ju pjese e zhgenjimit tone,sepse Bilalin e Ramadanin i njof dhe e di se cfare duan,ashtu si edhe ne,por ……harrojne sa na marrin voten.

  • Nje shkrim i goditur. Nuk mund te rri pa permendur opoziten e papare dhe sakrifikuese te
    Mero Bazez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *