Rilindja e tankeve – ushtria gjermane po reformohet

Dita

Pas dekadash të misioneve globale jashtë vendit dhe sidomos duke patur parasysh krizën e Ukrainës, Gjermania po fokusohet më shumë te mbrojtja.

NATO ka iniciuar së fundi krijimin e një trupe të ndërhyrjes së shpejtë, që luan një rol të rëndësishëm për Bundeswehrin. Kufiri maksimal për tanket, i vendosur nga paraardhësi i Von der Leyen, Thomas de Maziere, si rrjedhojë e nevojës për kursime, mund të ndryshohet. Qysh në nëntor qeveria gjermane vendosi të marrë 131 tanke shtesë të tipit GTK Boxer. Tani edhe kufiri i sipërm prej 250 tankesh luftimi, të tipit Leopard 2, mund të ndryshojë, raporton DW.

“Në vend që t’i shkrijmë tanket funksionues Leopard 2, duhet të mendojmë se si ta integrojmë materialin e mirë në strukturat ekszistuese”, tha von der Leyen. Konkretisht sipas fjalëve të Ministrit të Mbrojtjes është planifikuar një batalion tankesh në Bergen të Saksonisë së Ulët, që ka ekzistuar deri tani vetëm në letër. Sipas planeve të ministres ai do të plotësohet me tanke dhe personel, “mundësisht me komponentë shtesë ndërkombëtarë”.

Share This Article
4 Comments
  • Vetëm Shqipëria po ÇARMATOSET, por më e keqja është se gëzohemi që po çarmatosemi, gëzohemi që po mbetemi bythjashtë

  • Situatat e nderlikuara politike, provokacionet dhe luftrat historikishte SHQIPERINE e kan kapur te pa armatosur e te per are politikishte. Kjo eshte arsyeja qe Europa I zgjidh problemet e veta duke rrembyer nga nje cope shqiptare. Edhe kete radhe I njejtin skenar. Te gjithe armatosen ne c’armatosemi…..ku eshte Ushtria qe ndertoi Enveri? Ku eshte brezi I ri ti dale ne mbrojtje vendit te tij? Apo ka shkuar ne burdello? Mos Valle te mitingu u homove? Apo te tregu I postetutave….
    Se te drejte kane….jemi ne DEMOKRACI tani…….dhe po behemoth gati per ne EUROGROPE..

  • Mburet Sala se na futi ne NATO qe të pasurohet Zeni me Imamin ( ky Imami eshte hoxhe ? )
    Tani Sala e mbron Atdheun duke i hequr nga nje cope

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *