Rilindja urbane në Petrelë, Veliaj: Po e çojmë në çdo qendër fshati

Gazeta Dita

Jo vetëm qytetet por edhe fshatrat do ti nënshtrohen rehabilitimit të qendrave të tyre. Ky është një zotim i qeverisë shqiptare për 4 vitet e ardhshme dhe Tirana duket se është bërë promotore e këtij zhvillimi që do të prek zonat rurale.

Është vet kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ai që ka bërë të ditur këtë fakt teksa ka publikuar edhe disa foto nga transformimi që po pëson fshati Qeha në Njësinë Administrative të Petrelës në juglindje të Tiranës.

“Rilindja Urbane vetëm në qytet? Tani po e çojmë në çdo qendër fshati të Tiranës së madhe! Projekti i parë thuajse gati në Qeha, Petrelë”, shkruan Veliaj në profilin e tij në rrjetin social facebook. Gjithsesi për të parë finalizimin e këtij projekti të parë duhet të presim edhe pak ditë.

Share This Article
1 Comment
  • Reklame mashtruese!
    Po ne Yzberish,3 km larg zyres tende, kur ke ndermend te investosh ndonje qindarke?
    Jetojme ne geto,se shteti nuk ka ndertuar asnje kopesht,cerdhe,shkolle etrj shteterore,nuk ka lulishte apo kend lojrash per femije,ambient per pensionistet!
    Nuk ka shtreuar asnje meter rruge,se na mbyt pluhuri ne vere e balta ne dimer aq sa nuk hapim dot dritaret!
    Jemi 50 mije banore e jo skllever,o lal Eri!
    Mallkuar qofte vota jone per ty!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *