Shkolla nëntëvjeçare e Bashkisë së re Belsh është transformuar rrënjësisht në saj të projektit të Rilindjes Urbane në Arsim.
Në vijim të publikimit të projekteve të realizuara në kuadër të programit të Rilindjes Urbane, Kryeministri Edi Rama postoi sot në rrjetin social “Facebook” fotografi që tregojnë transformimin e kësaj shkolle, pas investimit të qeverisë.
“Shkolla nëntëvjeçare e Bashkisë së re Belsh, një realitet i transformuar rrënjësisht për komunitetin e nxënësve, mësuesve, prindërve, falë mbështetjes nga programi kombëtar i Rilindjes Urbane”, shkruan Rama.
Një tjetër projekt përfitues nga programi i Rilindjes Urbane në Bashkinë e Belshit është bërë publik pak ditë më parë nga kryeministri. Liqeni i Belshit dhe zona përreth tij do të transformohen së shpejti në një hapësirë publike me shije e cilësi europiane.
“Liqeni i vogël në zemër të Bashkisë së re Belsh dhe mjedisi përreth tij, pas një rrënimi e braktisjeje çerekshekullore, do të transformohet së shpejti në një hapësirë publike me shije e cilësi europiane, falë mbështetjes nga programi kombëtar i Rilindjes Urbane”, njoftoi Kryeministri pak ditë më parë.
