Stadiumi i Realit të Madridit, Santiago Bernabeu, pritet të ndryshojë shumë shpejt pamje. Klubi Merenges njoftoi në fazen e zyrtare se është përzgjedhur projekti fitues i konkursit ndërkombëtar të ideve të arkitekturës së stadiumit “Santiago Bernabeu”, i cili do të bëhet publik këtë sot në një ceremoni të posaçme që do të zhvillohet në tribunën e nderit të këtij impianti. Do të jetë vetë presidenti i Los Blankos Florentino Perez ai që do të zbulojë detajet e këtij projekti, i cili pritet të zbatohet në të ardhmen e afërt. Rimodelimi i Santiagio Bernabeu ka qenë një nga ëndrrat dhe premtimet elektorale të Perez, ndaj për 66 vjecarin zbatimi I këtij projekti ka rëndësi të vecantë. Projekti fitues i përket shoqërisë gjermane GMP Architekten dhe dy studiove L-35 dhe Ribas&Ribas.
Stadiumi
GMP Architekten ka një reputacion të lartë në fushën e ndërtimit të stadiumeve. Kjo shoqëri ka ndërtuar impiantin e stadiumit të Durbanit në 2010 si dhe rikonstruktuar stadiumin olimpik të Berlinit për Kupën e Botës në vitin 2006. Arsyeja kryesore e rimodelimit të Santiago Bernabeut lidhet më shërbimet që ofrohen në këtë impiant për të tifozët. Aktualisht në ambientet e brendshme të këtij stadiumi gjatë ndeshjeve shpenzohen mesatarisht 0.8 euro për person, teksa në Amerikë impiantet sportivë gjenerojnë rreth 10 euro për person. Rimodelimi i “Santiago Bernabeut” do të kushtojë rreth 400 milionë euro. Klubi merenges po kërkon mënyra financimi nëpërmjet emërtimit të stadiumit. Nuk bëhet fjalë për ndryshimin e emrit aktual, por shoqërimit të “Santiago Bernabeut” me emrin e sponsorit.
Pasi ra poshtë mundësia e një marrëveshjeje me Coca-Cola, klubi Merenges vijon bisedimet me Microsoft, kompani me të cilën ka projekte të përbashkëta në ndihmë të fëmijëve në Amerikën Latinë në fushën e sportit dhe teknologjisë.
Spanja eshte ne krize apo jo?