“Rina Rina”, një hit europian?

anazapta

“Rina Rina” nuk është këngë e re për adhuruesit e grupit NRG Band, por duket se vetëm tani asaj i janë hapur dyert e tregut muzikor europian. Kënga e hedhur prej kohësh në tregun shqipfolës është pëlqyer edhe në vende të tjera të Evropës pasi është futur në këtë treg nga një kompani izraelite. Lideri i grupit, Besnik Qaka, tregon për “Tribunën” si nisi bashkëpunimi.

“Kënga ‘Rina Rina’ është dëgjuar në Izrael shumë. Pastaj një kompani shumë e njohur në atë vend, që quhet ‘Oëner music’ na ka kontaktuar dhe ka kërkuar që të lidh kontratë me ne. Ne faktikisht kemi bërë kontratë me Izraelin por pasi kënga është bërë një hit i vërtetë atje, ata kanë kërkuar nga ne të drejtën që ta shtrijnë edhe nëpër vende tjera të Evropës. Ne ju kemi dhënë të drejtën, me përjashtim të Kosovës, Shqipërisë dhe Rumanisë, sepse në këto vende ka depërtuar kënga më herët. Kështu që vetëm në këto tre vende ata nuk kanë qasje. E sa i përket Italisë, Rusisë, Gjermanisë e të gjitha vendeve tjera, ata e kanë futur në treg dhe sipas asaj që na kanë treguar kënga po dëgjohet e pëlqehet shumë, nëpër radio e çdo kund”.

Share This Article
1 Comment
  • Keta jane grupi me simpatik ne te gjithe trevat shqiptare, bejne muzik te thjeshte por shume te bukur dhe me shume ritemte pelqyeshem si nga te rinjte edhe nga mosha e dyte dhe e trete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *