Rinas, 100 udhëtarë, 8 orë në pritje të nisjes për në Itali

redaktor

Rreth 100 udhëtarë shqiptarë janë bllokuar që prej orës 12:30 të ditës së djeshme, në aeroportin e Rinasit, pasi prisnin të niseshin drejt Italisë. Sipas ankesave nga qytetarët shqiptar, mësohet se nga ana e drejtuesve të aeroportit dhe kompania e fluturimit, arsyet e bllokimit dhe vonesës janë tepër kontradiktore. Mësohet se prej 8 orësh, në mesin e udhëtarëve që presin ka shumë gra, fëmijë, dhe të moshuar. Nga dëshmitë e udhëtarëve u mësua se atyre u thuhet çdo një orë se do niseshin.

 

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *