Një shtetas italian është ndaluar nga policia në Rinas pasi ka tentuar të kalojë kufirin me një karikator kallashnikovi me vete.
Shtetasit Stefano Carli, gjatë kontrolli të valixhes në skaner iu zbulua pjesa e kallashnikovit në valixhe.
Gjatë marrjes në pyetje, Carli ka deklaruar se karikatorin e gjeti në Rinas.
“Punoj te Metalurgjiku, e gjeta aty në Rinas ” ka thënë ai.
Ndërkohë, policia ka vendosur hetimin në gjendje të lirë të tij për akuzën “Mbajtje municionesh luftarake”.]
l.h/ dita
