Zbardhet dëshmia e dy punonjësve të arrestuar pak ditë më parë në Rinas pasi akuzohen se vidhnin bagazhet e pasagjerëve.
Burime bëjnë me dije se punonjësit kanë pranuar fajësinë e tyre për vjedhje, si edhe kanë treguar se sendet që grabisnin i fshihnin në këpucë dhe në organet gjenitale.
“Sendet e vjedhura i merrnim dhe i fshihnim nëpër organe gjenitale ose në shollat e këpucëve. Kur merrnin lekë ose sende me vlerë iknim menjëherë nga puna. Largoheshim duke nxjerrë justifikime për probleme familjare.”-janë shprehur ata.
Më 20 maj, në operacionin Bagazhi, u arrestuan dy punonjës të ngarkim shkarkimit të bagazheve në aeroportin e Rinasit pasi akuzohen për disa vjedhje.
b.b/dita

Po hajdutët që hapin pakot në zyrat postare dhe drejtori i postës përgjigjet se e ka bërë detyrën, ka bër procesverbalin që pakua është hapur, po të duash mere , po të duash lere pakon, të thotë, me ato çfarë kanë ngelur nga grabitja në postën që ai drejton.