Rindërtohet Kisha e Shën Thanasit në Dhërmi, Kumbaro: Premtim i mbajtur!

redaktor

Ministria e Kulturës dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës, në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar të Restaurimit pas shqyrtimit të bërë ka miratuar projektin e rindërtimit të Kishës së Shën Thanasit brenda Qendrës Historike të Dhërmiut. Lajmin e bën të ditur vet ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila shkruan se ky jo vetëm që është një premtim i mbajtur, por kisha madje do të rindërtohet ashtu siç ka qenë dhe ashtu siç e meritojnë banorët e Dhërmiut.

Ashtu siç ka qenë kur ishte vërtetë një kishë, siç e meriton Shën Thanasi, sic e meritojnë banorët e Dhërmiut, siç profesoret Aleksander Meksi e Pirro Thomo e patën studjuar e rilevuar herët. Eshte siç e premtuam se do ta rindërtonim. Faleminderit Bashkisë së Himarës dhe Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë për bashkëpunimin”,– shkruan Ministrja Mirela Kumbaro në Facebook, ku ka ndarë edhe këto foto të veçanta.

Kumbaro thekson në statusin e saj se “Punët e mira flasin vetë dhe mbeten, zhurma dhe balta trazojnë kazanet po punës s’ia zënë dot vendin”, si një përgjigje për gjithë kritikat që bëhen sidomos për objektet e trashëgimisë.

Share This Article
4 Comments
  • Tipike KISHE KATOLIKE,e ngjashme me kishat e Mirdites,Malsise Kelmendit.Origjinal,Himariotet e Lire,kur Shqiperia ishte nen sundimin turk,ishin nje krahine e pavarur nen protektoratin e Venedikut dhe Kishes se Romes.Perpjekjet per ti kthyer ne greko-orthodhokse jane bere ngas shejtan Kozmai,prandaj ai rrembeu kazmen dhe prishi catine e kishes per te ndertuar shkolle greke.Normalisht nje grek nuk shemb kishen per te ndertuar shkolle,por ISHTE KISHE KATOLIKE SHQIPTARE AUTOKTONE,per greket e Fanarit nje kishe katolike perfaqesonte armikun e vertete dhe pengesen per greqizimin e popullit shqiptar.Qellimet antishqiptare te kishes greke perputheshin me shkombetarizimin e popullsise shqiptare prej turqve,prandaj shejtan Kozmai ne misionin e tij per greqizimin e popullit shqiptar,mbante me vete fermanin e Sulltanit.Udhetari turk Evliah Celebi,qe vizitoi Vloren dhe Kaninen,permend DUKATIN si qender te krahines se panenshtruar te Labrise dhe Himares,dhe i quan “Te pabese te lidhur me Venedikun”.Ne ate kohe Laberia ashtu si Himara nuk ishin islamizuar,por ISHIN KATOLIKE SHQIPTARE NEN KUJDESIN E PAPES SE ROMES. Emrat,mbiemrat, Gjike,Gjoke,Gjon-Leke,Dede,Damjan,Mare,Marko,ne Himare dhe Laberi,jane emra qe mbajne shqiptaret katolike..Te njejtin besim,te njejten rrace,perfaqesonin edhe Suliotet ne Cameri,te cilet ishin kaq shqiptare,saqe ishin te vetmit qe e perzune djallin e Patrikanes shejtan Kozmain.Nje djall tjeter edhe me i lig,i pabese dhe gjakpires ndryshoi pergjithmone fatin e shqiptareve katolike te Sulit dhe Himares,;ky ishte grekomani Ali Tepelena.

  • Nuk arrij te kuptoj pse e harxhoni dhe shperdoroni djersen e mundin e popullit per te rimbjelle obskurantizmin fetar.
    Beni me pare dy banesa se sa nje kishe qe nuk i sherben askujt

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *